TAKIME TË RËNDËSISHME TË KËSHILLIT KOMBËTARË SHQIPTAR ME MINISTRAT E ARIMIT DHE KULTURËS TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

            Një delegacion i këshillit nacional i kryesaur nga kryetari z. Galip Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij Mentor Nuhiu nënkryetar, Agim Hasani anëtarë i komisionit për arsim të lartë dhe shkencë dhe Fatmir Hasani anëtarë i komisionit për arsim parashkollorë,fillorë dhe të mesëm,  ditën e enjte dhe të premten konkretisht më datë 16 qershorë zhvilluan një takim pune me ministren në detyrë znj. Suzana Turku zv.ministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe  më 17 qershor zhvillan një takim edhe me miminstrin e Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafajn, njofton Agjencia informative Presheva Jone

 Titane, 20 qershor / AIK-Presheva Jone

            KULTURA

Në Takimin në Ministrinë e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve znj. Turku kishte ftuar stafin e ndihmës ministrave dhe drejtorëve të të gjithë resorëve të kësaj ministrie. Në këtë takim nga ana e përfaqësuesve të këshillit nacional znj. ministre dhe stafi u njoftuan me insititucionin dhe kompetencat e Këshillit Kombëtarë në përgjithësi e veçanërisht nga sfera e kulturës dhe gjithashtu u prezantuan projektet dhe planet e Këshillit Kombëtarë në fushën e kulturës, njofton Agjencia informative Presheva Jone duke ju refruyar burimeve te Qqendra për informim nga Këshillit Kombëtar Shqiptar me slei ne Bujanoc.

Ministrja Turku pasi vlerësoi themelimin dhe punën e Këshillit në mënyrë të veçantë për secilën fushë nga pjesa e kulturës dha propozime konkrete se si do të duhej të vihej bashkëpunimi i mëtejshëm mes Këshillit dhe kompetentëve të kulturës nga kjo ministri. Në këtë takim doli propozimi dhe u dakordua që të themelohet një grup punues i përbashkët i cili në bazë të planit strategjik do të koordinoheshin punët për jetësimin e projektve të përbashkëta në ngritjen, kultivimin dhe ruajtjen e vlerave kuturore, tradicionale dhe të trashëgimisë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Në fund ky takim nga të dyja palët u konsiderua si mjaft i dobishëm dhe domethënës për të ardhmen e shqiptarëve nga lugina e Preshevës.

            ARSIMI

Ndërsa takimi i ditës së premete më datë 17 qershor me ministrin e arsimit dhe shkencës z. Tafaj filloi në ora 10 dhe zgjati për rreth dy orë.

Në këtë takim edhe ministri z. Myqerem Tafaj kishte ftuar stafin e tij të përbërë nga z. Halit Shamata zv. Minister I arsimit dhe shkencës, znj. Edlira Late drejtoreshë e kabinetit të ministrit dhe z. Jovan Kristiqi këshilltarë i ministrit.

Ky takim në vete përfshiu çështje të rëndësishme për shqiptarët nga Lugina e Preshevës  siç ishin:

– Teksti i abetares për nxënësit filloristë,

– Tekstet e lëndëve mësimore në gjuhën shqipe,

– Shkollimi i lartë universitar dhe pasuniversitarë për shqiptarët e Luginës e veçanërisht

-Kuota për studentët nga Lugina e Preshevës për vitin akademik 2011/2012.

 

            Delegacioni nga Këshilli Kobëtarë i Shqiptarëve fillimisht ministrin dhe përfaqësuesit e ministrisë i njoftoi me kompetencat dhe detyrat që i kryen ky institucion sipas ligjit mbi këshillat kombëtare dhe pastaj duke vazhduar konkretisht për secilën nga çështjet dhe problematikat nga fusha e arsimit me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Për çëstjen e abetarës nga ana e ministrit ta faj u dhanë sygjerime dhe propozime konkrete të cilat shumë shpejt do të zgjidhen dhe se filloristëve shqiptarë nga luginaë Preshevës në shtatorë të këtij viti do ti dhurohen abetaret enjejta të cilat do ti kenë edhe bashkëm oshtaarët e tyre nga republika e shqipërisë.

Ndërsa sa i përket teksteve të tjrar mësimore u dakordua që për secilën lëndë do të ngriten grupe punuese në nivel ekspertësh të cilët bashkarisht me komisonin e këshillit kombëtarë të shqiptarëve  për arsim parshkollorë, fillorë dhe të mesëm do të punojnë në harmonizimin dhe realizimin qoftë perms seminareve, trajnimeve apo edhe këshillave profesionale në drejtim të jetësimit të teksteve adekuate dhe të përshtatshme për nxënësit shqiptarë nga lugina.

Çështja tjetër e cila zuri një vend të veçantë në këtë takim ishte edhe arsimimi i lartë  i shqiptarëve të luginës qoftë ai universitar apo pasunivesitar.

Edhe për këtë çështje përfaqësuesit e këshillit e njoftuan ministrin e dhe stafin e tij me kompetencat dhe punën e deritanishme të këshillit në këtë lëmi.

Në këtë drejtim përfaqësuesit e ministries dhe këshillit nacional u dakoruduan që kjo fushë e arsimit  është shumë me rëndësi dhe tepër e nevojshme për shqiptarët e këtyre trevave ku dhe vet ministry tafaj dha propozime konkrete se ku dhe në cilat fusha duhen orientuar të rinjtë e luginës fillimisht për të studiouar e më vonë edhe për tu specialzuar nëpër drejtime konkrete.

Një theks i vacant iu kushtua Kuotës së studentëve nga Lugina e Preshevës të cilën pak ditë më parë Këshilli i Ministrave të Rpublikës së Shqipërisë e nxorri si Vendim për vitin akadamik 2011/2012.

Duke llogaritur që edhe fusha e arsmit tashmë është kompetencë  ligjore e Këshillit Kmbëtarë të Shqiptarëve në këtë takim u diskutuan modalitetet e përmbushjes së kësaj kuote sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe  udhëzimeve të cilat Mnistria e Arsimit dhe Shkencës shumë shpejt do t’ia dërgojë Këshillit Kombëtarë për procedim të mëtutjeshëm deri në realizimin e plotë të këtij Vendimi.

Në këtë drejtim u diskutua dhe u dakordua që Këshilli Kombëtarë i shqiptarëve të bëjë kompletimin e listës së të in
teresuarve për regjistrim në Universitetet e Republikës së Shqipërisë dhe të dokumentacionit të nevojshëm për t’ia dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ministri Tafaj, kërkoi nga delegacioni i Këshillit Kombëtar, që të paraqesin një plan me numrat maksimalë të mundshëm të studentëve që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri,

Me këtë procedurë Këshilli Kombëtarë do  ti njoftojë edhe departamentet përkatëse të komunave të Preshevës. Bujanovcit dhe Medvegjës që merren me çështjet arsimore rreth paraqitjes së kandidatëve të interesuar për studim në universitetet e Republikës së Shqipërisë.

Ky takim si nga ana e ministrit Tafaj dhe bashkëpunutorëve të tij e gjithashtu edhe nga përfaqësuesit e këshillit kombëtarë të shqiptarëve u cilësua si mjaft i dobishëm dhe shumë konstruktiv për të ndihmën konkrete të cilën do ta ofrojnë këto dy institucione për të mirën dhe të ardhmen e mire të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në fushën e arsmit. 

 

                                              

SHPËRNDAJE