tahhaafPreshevë/Bruksel, 8 shtator -Ne diten e dyte te ashtuquajtuarve teknike (kupto politike) ne menyre diskrete larg mediave po vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni i Prishitines udhehiqet nga ministresha per dialog dr.Edita Tahiri, kurse ai i Beogradit nga drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, njofoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Asociacioni s’është në agjendën e takimeve në Bruksel

Do thkeusar s epara këtij  demanitmi te ministres kosovare e cila aktualisht gjendet ne Bruksel, mediat serbe kane raportuar se  ne zyrat e BE-së ne kuader te dialogut po bhet fjlaë per themelimit te Asociacionit te Komunave Serbe , po bisedohet edhe per diplomat e studentëve  nga Lugina e Preshvës dhe tabelat e vetuarve, ku Prishtina kerkon nga Boegradi te pranoj ato me KRS (Repiublika e Kosovës).

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, peres agjencise s elajemeve “Presheva Jonë” ka demantuar lajmet që kanë dal në media, se gjoja është duke u diskutuar çështja e Asociacionit në Bruksel, si dhe gjoja është formuar grupi menaxhues për Asociacionin.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dje ka zhvilluar bisedime për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011

 

Ministrja Tahiri ka konfirmuar se në raundin e tashëm të bisedimeve, për të cilat gjenden në Bruksel, në agjendë nuk është Asociacioni, por janë tema tjera, për të cilat është njoftuar, si, lëvizja e lirë, përkatësisht reciprociteti në tabelat e automjeteve, kadastri, diplomat, vlerësimi për revitalizim dhe me datën 13 shtator, kodi telefonik shtetëror për Kosovën.

“Dezinformatat që kanë dalë nga Serbia, se gjoja është formuar grupi punues apo menaxhues për Asociacionin, dua të them se kjo është një gënjeshtër e radhës e Serbisë, sepse grupi menaxhues është krijuar në vitin 2013 sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe këtë grup e ka krijuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës”, ka theksuar ministrja Tahiri p ër agjenci e e lajemeve “Presheva Jonë” duke shtuar se ky grup nuk është formuar nga Presidenti i Kosovës apo Kryeministri i Kosovës, ashtu siç e thotë komunikata e Qeverisë së Serbisë.

Më tej ministrja Tahiri ka thënë se ky grup menaxhues është manipuluar nga Qeveria e Serbisë, të cilët i kanë sjellë në Bruksel dhe kanë provuar që të krijojnë takime në Bashkimin Evropian.

SHPËRNDAJE