Është sulmuar përsëri vebfaqja e gazetës “Bota sot”. Ky është sulmi i dytë brenda kësaj jave ndaj vebfaqes tonë. Kësaj here hakerët sulmues me emërtimin “CYBERMIND” përveç se kanë bllokuar vebfaqen e gazetës www.botasot.info kanë shkruar edhe një porosi që lidhet me publikimin e kabllogrameve të Wikileaks-it.

Për koinçidencë, ky sulm ndaj vebfaqes së gazetës ndodhi rreth orës 2 e 30 minuta të 11 shtatorit të këtij viti që përkon me 10-të vjetorin e sulmit terrorist në SHBA.

Njoftojmë lexuesit tanë se jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të riaktivizojmë vebfaqen tone.

Kërkojmë mirëkuptim nga lexuesit dhe komentuesit tanë besnikë. Shihemi së shpetji në www.botasot.info

Me nderime

Redaksia

 

SHPËRNDAJE