Sulme të papritura, teror paralajmërues, ushtri fantazëm. Më poshtë po ju njohim me 10 metodat e mashtrimit gjatë luftërave.

Bilbilat e vdekjes së actekëve.

Image

Dikush e krahason zërin e tyre me atë të erës, të tjerë  me “ulërimën e 1000 kufomave,”. Ajo që dihet është se bilbilt e vdekjes të përdorur nga luftëtarët para kolumbianë mes viteve 1250-1380 shërbenin për të terrorizuar armikun para betejës dhe shoqëronin viktimat për qëllim të sakrificës njerëzore. Në luftë ato duhet të binin qindra herë, në rreshtin e parë për të destabilizuar psikologjikisht kundërshtarët e tyre. Një çift i këtyre bilbilave është gjetur në duart e një njeriu të flijuar përpara perëndisë së tempullit Ehecatl në Tlatelolco.

Kafshët e HanibalitImage

Sipas historianit grek Polibi, gjenerali i përgjithshëm Hannibal 217 pas krishtit, surpriozoi ushtrinë romake në liqenin Trasimeno duke sulmuar në mes të natës me 2 mijë lopë me zjarr të ndezur të vendosur në brirë. Por në fakt, kalimi i Alpeve me elefant nuk ishte një ndër strategjitë e tij të suksesshme: kafshët e pa mësuara me temperaturat e ftohta, ngordhën gjatë rrugës.

Mburojat e shenjta

Image

Kjo strategji e aplikuar në perfeksionet nga persët kundër egjiptianëve gjatë Betejës së Pelusium. Sipas kronikave historike, trupat persiane të udhëhequra nga Cambise II, kishin pikturuar në mburojat e tyre macet e tyre të shenjta dhe të paprekshme nga egjiptianët, për shkak të perëndeshës mace Bastet. Po ashtu flitet edhe për mburoja me pamjen e qenit, deles apo kafshë të tjera të nderuara nga armiqtë, duke shmangur sulmin e tyre.

Vrasje për të terrorizuar armikun

Image

Mbreti kinez i Mbretërisë Yue, Goujian, kishte në ballë të rreshtit të parë të ushtrisë, kriminelë të gatshëm për t’u vetëvrarë, apo ushtarë të etur për të sakrifikuar veten e tyre. Kjo gjë destabilizonte kundërshtarët.

Intriga e Gengis KhanImage

Sundimtari mongol, mashtronte me numrin real të ushtrisë së tij përmes zakoneve të përgjakshme. Për të ngatërruar kundërshtarët, ai vendoste kukulla mbi kuaj dhe urdhëronte ushtarët e tij të mbanin më shumë pishtarë, në mënyrë që gjatë natës kundërshtarët ta kishin të pamundur të numëronin numrin e njerëzve të tij.

Taktika e Filipit të Maqedonisë

Image

Gjatë betejës Cheronea në vitin 338 para Krishtit, ai urdhëroi një tërheqje të rreme, duke ia dal për të joshur armiqtë në një kurth.

Anglezët, mjeshtrat e mashtrimit

Image

Një nga mashtrimet e përdorura nga britanikët për të ngatërruar armikun në vitin 1943. Repertri i mashtrimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore është shumë i gjerë: Japonezët përdornin forma druri, veturat gjermane të kamufluara si autoblinda. Ndërsa britanikët arritën deri aty sa të rekrutonin një iluzionist. Në vitin 1941, të angazhuar kundër gjermanëve në Afrikën e Veriut, bëri të zhdukej portin e Aleksandrisë së Egjiptit. Ai që e propozoi idenë ishte një magjistar profesionist, Jasper Maskelyne i cili e zhyri portin e vërtetë në errësirë dhe në vend të tij ndërtoi një tjetër me dru në mes të shkretëtirës.

Strategjia e terrorit TamerlanoImage

Tamerlani ishte trashëgimtari shpirtëror i Gengis Khan i cili u përpoq për një shekull e gjysëm që të ndërtonte unitetin e Perandorisë Mongole. Ashtu si paraardhësit e tij, edhe ai përdorte truke të ndryshme për të trembur armikun, siç ishte vendosja e kokave të prera të 70 000 banorëve të tij.

Zakoni i Drakulës

Image

I njohur në Rumani si Vlad Pushtuesi, i cili hyri në histori për vendosjen e trupave të vrarë mbi një shtyllë, metoda e tij e preferuar e ekzekutimit.

36 strategjitë

Image

Ky traktat i luftës kineze që ndoshta daton që nga dinastia Ming përmbante taktikat luftarake për të mashtruar kundërshtarin në situata pak apo më shumë të favorshme. Aty jepen këshilla për të goditur armikun në ndjenjat e tij ose të për ta shtyrë në një terren të lëkundur në pamundësi për t’u arratisur.

 

 

SHPËRNDAJE