Strasbourg, 11 maj  -Parlamenti Evropian  diteve te ardhshme ka gjasa qe t’mos  diskutoj fare mbi rezoluten mbi Serbinë dhe Kosovën,  qe duket se janë hequr nga rendi i ditës qe ishte parapare per seancën e ardhshme plenare të PE, ka mesuar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”  nga burimet e saj diplomatike nga Strasburgu.

Mesohet se një mocionin i tille ishte parapare qe te debatohej javen e ardhshme ne Strasbourg, por ka gjasa qe te shtyhet me vonë. Këtë e ka thënë edhe zëvendës-presidentja e  PE dhe raportuesja special e PE për Kosovën, Ulrike Lunacek. Arsyeja eshte per shkak zhvillimeve te fundit në Kosovë pas shkarkimit të qeverise nga ana e parlamentarëve  kosovarë.

Një seancë e re mund te ndodhë ndoshta mes  15 qeshor apo 6 korrikut Mesohet se kjo rezolute ishte parapare te mbhaj me heret, por ajo ishte shtyer me propozimin e David McAllister per shkak zgjedhje presidenciale në Serbi.

SHPËRNDAJE