ucpmbbbvcShkruan: Skender Jashari

Lugina e Preshevës, territor etnik  Shqipëtar,  që në  lashtësi, e deri sot. Fatin e  saj, sot, mund ta  kenë  vetëm  disa vende  të  Afrikës, Azisë, ku demokracia, lirtë dhe të  drejtat njerëzore janë  ende  në shkallën më të  ultë.

Edhe përkundër Referendumit të  1992, si dhe Luftës së UÇPMB-së( pa harruar luftrat dhe përpjekjet shekullore brez pas  brezi për Liri), edhe përkundër  garancisë  ndërkombtare që çështja e statusit  politik të Luginës së Preshevës do të  zgjidhet me dialog, ku  faktori ndërkombtar do jenë  palë, deri më sot  asgjë  nuk ka  ndodhë!

Kjo edhe pritej, Populli ynë  thotë :”shkau besë nuk ka!”, ndërsa më vonë, gjatë  shkollimit  në juridik dhe atë  ushtarak, kuptova plotësisht, që është praktikë e njohur  ndërkombtare, që palët  mashtrohet-tradhëtohen, që  vetëm për  të  ndërprerë  Luftrat  Çlirimtare ( pra pala që lufton për Liri),  jepen  premtime të  rrejshme- gëzohen mashtruesit kur  arrijnë dorëzimin e  Armës së Lirisë!

Pas Marrëveshjes së Paqës të Konçulit,  të  maj 2001, u zhvilluan prapë të njejtat  praktika, si  vrasje, vrasje fëmijësh,  vrasje të ish-komandantëve të  UÇPMB-së dhe luftëtarëve të saj, djegëje shtëpish,  dhunime  femrash, bastisje dhe  arrestime, raste të  montuara politike, akuzime dhe  burgosje  politike, shkelje  brutale të  drejtash të  njeriut, ndalim përdorimi simbolesh kombëtare, ndalim përdorimi të  gjuhës amtare, ndalim shkollimi, ndalim  librash, imponim shkollimi  fetar islamik siç i konvenon  Serbisë, dëbim dhe  spastrim  etnik( me  mjete më perfide), etj etj.

Është  utopike, hipokrizi, demagogji, që  kushdo  që do thoshte  që një  territor i pushtuar me luftë, të  Çlirohet me Paqe! Paqja në  çdo vend të  botës, është  bë  nga  forca e  zjarrit të Armës dhe nga arma sigurohet! Le të thuhet  një  rast, që do mund ta  kundërshtonte këtë- S’KA!

Gjithmonë  jam për  Paqe, por  KURRË jo Paqe që skllavëron Atdheun dhe Kombin tonë!

Deri më sot, janë  bë më shumë  se 15 vite, asnjë lloj  dialogu nuk është  propozu të  niset e  lëre më të   ketë ngja më shumë në  lidhje  me   zgjidhjen  e  statusit  politik të  Luginës.

Madje për më  keq,  Serbinë  e kemi  çliruar nga  kjo  brengë, ajo  mund të  bëj presion  kundër Kosovës, që  nga   bisedimet  politike-teknike të  shkëpus sado pak diç! Siç dihet në  negociata-dialog, nuk ka palë humbëse dhe as palë  fituese, që të  dy  palët  fitojnë diç dhe humbin diç, andaj mençuria në këto raste  është  të dialogosh-negociosh vetëm për tema që  ekskluzivisht i përkasin palës tjetër( për fat të keq  dialogu Kosovë-Serbi, në shumicën e  temave ka qenë  që kanë të  bëjnë  me Kosovën, e prej të cilave  ka arritur ca lëshime  të shkëpus Serbia!).

Ne, Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës, nuk luajtëm  rrolin  e  duhur- derisa  terrorist, kriminelë, mafioz të Serbisë,  në  Veri të  Kosovës,  deri më sot  vazhduan aktivitetin e  tyre, ndërsa si rezultat edhe  dialogohet  edhe  në Bruksel për ta!

Këta kriminelë, terrorist, mafioz, mbështeten  nga  Serbia!

Ndërsa ne, kemi  mundur  edhe pa  mbështetjen e  Shteteve  tona ( e veçmas  shtetit  Amë), që të luftojmë për  Liri!

Sot, as në  Bruksel, as gjetiu,  nuk  bisedohet për  Statusin Politik të Luginës së Preshevës, sepse  ne  heshtëm- kështu  nuk  zgjidhet  fare kjo çështje!

Çfarë  duhet të  bëjmë?!

Është  e thjeshtë, nëse do kishim  mjaftë  Atdhedashuri, guxim dhe Atdheun mbi të  gjitha interesat parciale!  Ta kërkojmë Lirinë, me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë( me dialog e luftë),  pa asnjë vonim, pa asnjë lëshim-koncesion.

SHPËRNDAJE