Terreni i thyer malor si dhe natura e virgjër e bëjnë Shqipërinë një vend ideal për t’u eksploruar nga të pasionuarit e garave “Rally”. Me iniciativën Klubit Shqipta të Automobilizmit si dhe më mbështetjen e Mtkrs-së, Ambasadës italianë në Shqipëri dje unionit të komunave arbëreshe, u cel në Durrës Mitingu Ndërkombëtar “Off Road”, ku marrin pjesë pilotë kryesisht nga Italia por edhe Shqipëria, që për 8 ditë më radhë do t’i bien përqark Shqipërisë me makinat tip fuoristradë, të përshtatura posacërisht për terrent e malore. Qëllimi i këtij mitingu, me tipar shëtitës eshte promovimi i bukurive natyrore shqiptare për turistët italinë.

Rrugëtimi i pilotëve me fuorsitrada do të nisë nga qyteti i Durrësit drejt në Beratit, më pas për në Pogradec, Lurë, Shkodërs, Theth, Krujë për të përfunduar në Tiranë.

SHPËRNDAJE