OLYMPUS DIGITAL CAMERABujanoc, qershor  -Kryetar i ri i Bujanocit Shaip Kamberi ka takuar sot Kryetarin aktual të Trupit Koordinues për komunat shqipatare (Medvegjë, Bujanco dhe Preshevë), Zoran Stankovic me te cilin kane diskutuar gjer e gjat mbi situaten aktuale ne Bujanoc dhe Luginë, per te ardhemrine  Trupit Kooridnues si dhe mbi projektet aktuale, ne vecanti per planin shtatë pikash e cilas dosje qe disa vjet gjendet ne zyrat e qeverise serbe, platforme kjo politike e dorëzuar nga perfaqesuesit shqiptar nga Lugina e Preshevës.

 

Stankovic i padeshirueshem ne Luginë, deshi apo s’deshi, eshte koha qe shqiptarëve ta marin n’dorë  Trupin Kooridnues

halimiii1Duke folur per diskrminimin e shqiptareve ne Luginen e Preshevës kryetari i ri i Bujanocit  Shaip Kamberi ka shtuar nevojen  për rifillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Preshevës te bllokuara qe sa vite,  dialog ky konform  shtatë pikash prezentuar nga lidershipi shqiptar i Luginës  perfshire ketu edhe problemin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Lidhur me këte shefi aktual i Trupoti Koridnues Zoran Stankovic si i padyshirueshem ne Luginë, duket se  eshte dorezuar i cili ka pohuar se “ne  jemi të njohur me idenë se qe nje shqiptar te gjendet ne krye te Trupit Koordinues , cka ne nuk kemi asgjë kundër kesaj..”

Vec kesaj Kamberi ka shtuar nevojen dhe krejt logjikem siq u shprehur ai, qe ne komunat shqiptare ne krye te Trupit Kooridnues te jete nje shqiptar e jo sikur deri me tani serb, nga Zoran Stankovic i cili per shqiptaret ne rajoin eshte i padeshirueshëm.

Me pastaj Kamberi ka avokuar se më shumë para në buxhetin e ardhshme komunale është ndarë për bujqësinë. I pyetur nga gazetarët tashmë është rënë dakord që do të jetë propozimi për pozitën udhëheqëse të shqiptarëve në të Trupit Koordinues, Kamberi  tha se “nuk kemi ardhur edne në ketë fazë meqe ende para hundeve e kemi Stankovicin”

 

Riza Halimi: Këto vitet e fundit  me Zoran Stankvicin në krye te TK-së, shqiptaret panë me shume sherr se hajr !

 

rizaaa12Se eshte person non grata Stankovic ne krye te Trupit Koornues nuk eshte dicka e re, meqe kjo kërkese per largimin e tij eshte e kahershme e kerkuar pikërish nga deputeti shiptar (Riza Halimi)  ne parlamentin e Serbisë.  Burimet e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” kane mësuar se  Riza Halimi eshte kandidat potencial dhe i gatshëm  për të  drejtuar Trupin Koordinues.

 

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi nuk kishte ndonjë takim me kryetarin e Trupit Koordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankovic gjatë vizitës se fundit në Preshevë pas largimit te lapidarit te UCPMB-së “Unë nuk dua të fotografohem me Stankovicin për dekor që do t’ju paraqitet për sy e faqe publikut” ka thënë deputeti Riza Halimi, per   „Presheva Jonë“ .

Sipas Halimit “për emërimin e Stankovicit në krye të Trupit koordinues, nuk ishin konsultuar e as nuk ishin pyetur shqiptarët e Luginës së Preshevës, kurse serbët e veriut trajtohen sot shumë më mirë në Kosovë, madje me pozita të larta në qeveri me një zëvendëskryeministër dhe tre ministra.”

“Ne nuk kërkojmë ndonjë ministri, sepse kjo do të jetë një iluzion për shkak të përqindjes së shqiptarëve në popullsi, por ne besojmë se kjo është logjike që ne i përkasim një nga funksionet më të rëndësishme të Trupit Koordinues, e cila është bërë për tri komunat,” ka shtuar Halimi.

Riza Halimi ka thene “dje Miloshevici, sot Stankoviçi po spastron shqiptarët nga Lugina  e Preshevës”. Ky ishte reagimi i Hlamit per Stankvicn i cli ne mediat serbe kihste pohuar se   “shqiptarët nuk i besojnë as amerikanët” ?!

 

Nese ndokush thotë se Halimi nuk qenka me deputet apo  tashme eshte ne pension, nuk pine uje sepse pikrisht edhe ky Zoan Stankvici ishte ne pension kur qeveria e Serbise e kishte vene ne ket mision per te prishur apo per te ndrequr punë,  ne komunat shqiptare ne Jug te serbisë.

 

Kryetari aktual i Trupit Koordinues Zoran Stankovic duket se mire e shfrytëzoi këtë poste për të vazhduar politiken diskriminuese serbe mbi  shqiptarët etnik.

 

Lidur me rolin e Sankvic ne kyre te Trupit Kordinues edhe iza halimi ne vazhdim pohn se “është e rëndësishme të informohet opinioni se gjenerali në pension Zoran Stankoviq është në krye të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, organ qeveritarë i formuar qysh në vitin 2000 me qëllim të zgjidhjes së krizës së atëhershme në këtë rajon. Pas 15 viteve të formimit është shumë e qartë se ky organ arbitrarë e jodemokratik është bërë i tepërt dhe aktualisht është shndërruar në bllokues drastik të zhvillimit të Luginës së Preshevës, që gjithnjë e më tepër po i pengon pushtetet lokale dhe Këshillin Nacional të Shqiptarëve për t’i realizuar kompetencat që iu takojnë me Kushtetutë dhe ligjet përkatëse.”

“Këto vitet e fundit  me Zoran Stankovicin në krye te TK-së, shqiptaret panë me shume sherr se hajr !” ka thëne z.Halimi për “Presheva Jonë”.

Sidoqofte sipas analistit nga Presheva Nefail Maliqi “Stankovic i padeshirueshem ne Luginë, deshi apo s’deshi, eshte koha qe shqiptarëve ta marin n’dorë  Trupin Kooridnues..”

 

SHPËRNDAJE