Bujanoc, 30 janar (AIP) -“Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankoviç tha sot se autoritet e pushtetit lokla në  Preshevë nuk ekanë kërkuar  kthimit të e lapidasrit të  ashtuquajturave Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që ishte hequr më 20 janar…” raportojnë mediat ssrbe, transmeton agjencia  elajmeve “Presheva jonë”. 

 

Sipas Tanjug-ut, kryetari i Trupit Koordinues Stankovic, ka pohuar  se përfaqësuesit e Preshevës  nuk e kanë kërkuar lapidarin dhe sipas tij, dei më tani qenka bërë vetëme një kërkesë e cila vjen nga kyretari i  Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z.Galip Beqirit për zgjidhjen e  çështjes së e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

 

 

Përkundër se mediat serbe Zoran Stankovic e prezentojnë si kryetar të Trupit kooridnues, me tre emërime të larmishme,  herë si “Kryetar i Trupit Kooridnues të Serbisë Jugore”, “Kryetar i Trupit Kooridnues të Luginës së Preshevës” dhe “Kryetar i Trupit Kooridnues të “Rrethit e”Pcinjës”..  duket se ky emërtimi  i fundit i pëlqen më shumë  Stankovicit i cili edhe vetë ishte deklaruar  para 2-3 jave  në një emsion special të RTS  (ku merrte pjesë edhe Halimi, Kamberi dhe Drencun)  se nuk egiston Lugina e Preshevës , por ai rajon i takon  “Rrethi i Pcinjës” (“Pcinski Kurg”) ?!

SHPËRNDAJE