Më 7 shkurt 2017, në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, Autoriteti Emërues, znj. Alexandra Papadopoulou, shefe e Misionit të EULEX-it në Kosovë, emëroi nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara. Në këto emërime përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese Nga19 gjykates asnje shqiptar nuk gjendet ne litën e gjykatesve teë posaemëruar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të Gjykate speciale me seli në Hagë.
Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të Kryetarit, për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre. Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, dr. Ekaterina Trendafilova, deklaroi: “Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase.
Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara.”
Në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë u emëruan këta gjykatës:
1. Keith Raynor (nënkryetar), Britani e Madhe
2. Roland Dekkers (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Holandë
3. Anne Power-Forde (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Irlandë
4. Vidar Stensland (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese), Norvegji
5. Antonio Balsamo (Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, gjykatës zëvendësues), Itali
6. Kai Ambos, Gjermani
7. Christoph Barthe, Gjermani
8. Michael Bohlander, Gjermani
9. Emilio Gatti, Itali
10. Nicolas Guillou, Francë
11. Thomas Laker, Gjermani
12. Guénaël Mettraux, Zvicër
13. Vladimir Mikula, Republika Çeke
14. Andres Parmas, Estoni
15. Michèle Picard, Francë
16. Kenneth Roberts, Kanada
17. Charles Smith III, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
18. Mappie Veldt-Foglia, Holandë
19. Christine van der Wyngaert, Belgjikë