Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Ko

“Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”, ka bërë të ditur MSh-ja.

Në ceremoninë e pranimit të vaksinave do të marrin pjesë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi e të tjerë.

“Në ceremoninë  pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi”, ka bërë të ditur MSh-ja.

Ceremonia e pranimit të vaksinave fillon në orën 14:00, në hapësirat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

sovë do të arrijnë 514 mijë e 970 doza të vaksinës Pfizer, të siguruara për Kosovën nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raporton Express

Në njoftimin e MSh-së bëhet e ditur se vaksinat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

 

SHPËRNDAJE