St.Gallen, 4 shtator  -Ne Zvicer (Romanshorn, SG) sot papritmas ka nderruar jete veprimtari i devotshem i kauzes kombetare, Jemir Asllani nga Presheva, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Vdekja e parakohshme e Jemirit eshte humbje e madhe, jo vetem per familjen e Jemirit, por edhe per te gjithe ne shoket e tij, Preshevën e mbare Kosovën Lindore. I paharruar do te jete kujtimi per jeten dhe veprat e Jemir Aslalnit

 

 

Nuk gjej fjalë dot sot ! 

Nuk gjej as shkronja e as tingull që do të mund ta zbrazja nga brendesia ime këtë dhimbje e se si ta pranoj këtë lajm që mora sot , tregom O Daj I dashur si të gjej forcën të të them Lamtumirë?! 

Ti ke treguar dhe do te tregosh gjithmonë se qka do të thotë të jesh i denjë e i përkushtuar si një njeri shembullor . S‘kam fjalë e s‘do kem besa deri ne nfundin tim .
Faleminderit qe ke qen aty gjithmone per mua dhe do te jesh engjulli im mbrojtes . 
Nuk e them prap e s‘do e them fjalën e fundit , ti nuk tretesh dot , me beso ti nuk tretesh dot .
Ne jemi shqiponjat e lirisë dhe mbarësis !
Ti nuk rrnove ndoshta sa malet e Shqiperise qe aq shume i deshte e kombin , po po qe je sa Malet e Shqiperise ! 


Qoftë dheu i lehte per ty !

Mbesa Antigona Maliqi Bajrami

SHPËRNDAJE