Résultat de recherche d'images pour "abetarja"Preshevë, 17 maj -Sot me 17 maj 2012 në qytetin e bukur historik të Prizrenit eshte bere përurimi i ABETARES se përbashkët. Është kjo një ngjarje vërtetë e madhe për kombin, njëra nga rrugët e dritës që çon drejt Bashkimit Kombëtar. Siç është Rruga e Kombit që lidhë fizikisht shqiptarët, Abetarja është shtegu i dritës që i lidhë shpirtërisht ata.

Qyteti i Prizrenit ishte të premten nikoqir i manifestimit tradicional ‘ Festa e Abetares’ i cili organizohet përvitshëm nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Të pranishëm në këtë manifestim përveç përfaqësueseve të MAShT-it, nxënësve dhe mësimdhënës, ishte edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, ambasadori i  Shqipërisë, Qemajl Minxhozi, por pa shiptaret. Ne fakt ishin ishin përfaqësues nga Lugina e Preshevës vetme per je dreke, për “kebab prizreni” te cilet e péane me sy Abetaren, por e lane aty, nuk e muaren me vete, per shkollat shqipe ne Luginen e Preshevës, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Përurohet Abetarja unike” qe 10 vjet shkruhet ke titull dhe per cudi kjo Abetare eshte përuruar se paku kater here ne Kosove?! Dhe s eshte kah merret vesh për cfare Abetar behet fjalë. Vetem nje gje qe merret vesh eshte se shqiptaret e krahine se Presheves nuk kane pa ende Abetare me sy edhe pse ate e quajne “Abetarja e perbahket, unike”!, shkruan agencia e lajmeve “Presheva jonë”

Kjo ABETARJA a mund te quhet e “përbashkët” kur nxënesit shqiptare te Lugines se Presheves ende nuk e kanë a sne canta e as ne shkolla?! Për mungsen e teksteve shkollore ne gjuhen shipe ne Luginen e Presheves flitet qe 20 vite sa nga Prishtina po aq edhe nga Tirana. Eshte folur e premtuar se Abetarja do te jete edhe ne shkollat shqipe ne Luginen e Presheves, por te gjitha ato premtime, dhe fjalë ne prag te fushtave zgjedhore nga lideret matrapaze te Luginës.

Në shekullin XXI në mes të Evropës shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet libri shqip madje dhe Abetarja. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Libri shqip po ndalohet si në kohën e mesjetës.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia në të gjitha sferat e jetës, e edhe kur është në pyetje arsimi. Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptar. Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Disa lidere te Lugines se Presheves gjendet ne Amerike, sigurisht jan e duke “negociuar” për ta kthyer lapidarin e UCPMB-së apo se paku Abetaren.. Nese nje Abetare s’jane ne gjendje ta sjellin në  Preshevë, atëhere si do te mund ta  “bashkojne” e Luginen me Kosovën?! 

SHPËRNDAJE