Sot në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Sipas agjencise se lajemeve “Presheva Jonë” “sot do te garojne gjashtë kandidat, kupt te pese aprtive dhe nje OJQ ne Medvegjë,  të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar  në Serbi. Ndryshe, Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptar, në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare, përbëhet prej 15 anëtarëve.

Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kane përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet për Këshillin që sot te mbahen zgjedhje te KKSH-së në 55 vendvotime. Në këto zgjedhje, e drejta e votimit ka 35,662 zgjedhës, sa janë të listuara në një listë të veçantë të votuesve.

Mesohet se  ne regjistrin e veçantë zgjedhor për KKSH janë të regjistruar më shumë 1.800 votues të rinj nga komuna e Preshevës, 1000 nga komuna e Bujanocit dhe 90 nga komuna e Medvegjës, e cila këtë vit për herë të parë kanë të drejtë për të votuar në zgjedhje për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Zgjedhjet e sotme ne Luginen e Preshevës janë të rëndësishme për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë si dhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë brenda juridiksionit të shtetit serb.

Në këtë garë zgjedhore janë të çertifikuara gjashtë subjekte, shumica prej tyre janë parti politike dhe një OJQ nga Medvegja. Prioritet i subjekteve shqiptare në garën zgjedhore duhet të jenë; arsimi, zhvillimi ekonomik, kultura, informimi, gjuha dhe simbolet kombëtare.

Zbërthimi një nga një i prioriteteve të sipërpërmendura e qartëson akoma më tepër rëndësinë e këtij procesi zgjedhor.

Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

SHPËRNDAJE