Në kuadër të aktiviteteve për të takuar sa më shumë qytetarë, në mënyrë që sa më gjërë të shtrihet programi për zgjedhjet nacinale në Serbi, koalicioni i “Shqiptarëve të Bashkuar të Luginës” kanë vendosur që të takojnë qytetarët në sheshin e Bujanocit, ku prej orës 12:00 deri në ora 15:00 ata do të jenë në dispozicion të qytetarëve.

z. Sali Salihi i cili është numër dy në listë, gjithashtu do të jetë i pranishëm në shesh ku ju pret juve qytetarë që të shprehni jo vetëm shqetësimet dhe brengat tuaja, por edhe të jepni ide të reja qoftë për qasje ndaj pushtetit, ashtu edhe për përmirësimin e jetës tuaj.
Mos mungoni, deputeti ju pret!

SHPËRNDAJE