Gjatë ditës së djeshme (e shtune), bartësi i listër së “Shqiptarëve të Bashkuar të Luginës” z. Shaip Kamberi ka vizituar banorët e fshatrave Rahovicë, Corroticë e Raincë, me të cilët ka biseduar në lidhje me mandatin që po shkon, e sidomos për mandatin që pritet ta marrë më datën 6 Prill z. Kamberi, ku i ka siguruar se do të vazhdojë të jetë i pakompromis në raport me shtetin diskriminues serb ndaj shqiptarëve.
E në anën tjetër, kjo është pritur mjaft mirë nga banorët të cilët i kanë dhënë mbështetje deputetit Kamberi për të vazhduar që tua mbrojë e të luftojë për të drejtat e tyre.

Ja postimi i plotë i z. Kamberi:

Sot, bashkë me kryetaren Sinani, takuam bashkëkombasit në Rahovicë, Corroticë dhe Raincë ❤️.
Biseduam për rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare.
Aleanca me qytetarët 🤝 për përfaqësim po jep shtysën e madhe fitores së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës 16✅️
Të gjithë në mobilizim e organizim pro qëndrimeve tona të dinjitetshëm e vendosmërisë të pakompromis për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës.
Vazhdojmë bashkë.
Voto 16✅️
#TubimMobilizues #Rahovica #Corrotica #Rainca
#ZgjedhjetParlamentare #KSHL #PVD

SHPËRNDAJE