Beograd, 5 qershor – Në Gjykatën për Krime Lufte në Beograd sot vazhdon procesi gjyqësor kundër shqiptarëve të Preshevës, njofton agjencia informative “Persheva Jonë”

Preshevë,  5 qershor

 

Sot, papritmas janë paraqitur 6 dëshmitarë, disa nga gjykimi i mëparshëm dhe disa të tjerë të caktuar të dëshmojnë për herë të parë. Të gjithë këta kishin të bënin, në radhë të parë me shemsi Nuhiun por “dëshmitë” e tyre qartësuan vetëm një gjë, tentimin për zvarritjen e procesit të rigjykimit, njofton agjencia “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të LKSH-së së Orhan Rexhepit.

 

Në Gjyqin e Qarkut në Beograd sot ka vazhduar dita e katërt e rigjykimit kundër shtëtmbëdhjetë (gjashtë present në Gjykatë, njëmbëdhjetë në mungesë) djemëve Shqiptarë të Preshevës dhe Bujanocit, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.

SHPËRNDAJE