Preshevë, 16 Nëntor -Sot, më 16 Nëntor është dita e çlirimit të Preshevës  gjatë Luftës së Dytë Botërore, flasin dokumente pavaresisht se politika mund t’i ndryshojë datat e kësaj dite, por historia është perëndia e së vërtetës. Por Presheva sot me dy kryetar (Shqiperimi dhe Ardita, asnjerit nga ta nuk i shkoi mendja ta feston diten e clirimit, 16 nëntrorin (73 vjetorin) të qytetit te vetë?! Ndoshta nuk ben me ju zane per te madhe sepse gjende ne vlugun  e fushatave do per me ja kthye tortën gojes, do per karrige do te shifet pas 24 dhjetorit se kush e fiton karrigen e kush kamën e karriges:-)), shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

“Qytetet e Kosovës u çliruan një e nga një duke filluar nga Gjakova më 9 nëntor, Presheva dhe Gjilani më 16 nëntor, Ferizaj, Prizreni, dhe Peja më 17 nëntor, Prishtina më 19 nëntor dhe Mitrovica me 23 nëntor të viit 1944…” ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” prof.dr. Ramiz Abdyli. Këtë e kanë dëshmuar edhe historianë kosovarë si  dr. Hakif Bajrami si dhe historianë të tjerë të Ballkanit dhe botëror.

Skënder Kadriu, para 73-vitesh prefekt i parë i Preshevës

skenderPresh2

Kaluan 73 vite terri e tmerri. Shqiptarët trima të Kërçovës e dëshmuan se vuajtjet dhe robëria i kanë bërë edhe më të fortë dhe më të vendosur se kurrë në rrugën tonë të shenjtë.

Në vitin 1943 kur kapituloi Italia dhe pushtetin e mori Balli Kombëtar, patrioti gjirokastrit Fejzi Alizoti u emërua Prefekt i Kërçovës ndërsa Skender Kadriu nga Presheva Nënprefekt. Ndërkohë Fejzi Alizoti emërohet në detyrë të re, kështu Komandanti dhe mësuesi Skënder Presheva së bashku me shqipet krenare të Kërçovës, Mefailat e Zajazit dhe patriotët e tjerë vihet në shërbim të popullit dhe luftës për çlirim e bashkim kombëtar.  Skënder Kadriu Presheva në vitin 1943 ishte Prefekt i Kërçovës, njofton agjencia “Presheva jonë” duke dokumentuar nga historia e së kaluarës sonë

Në atë kohë valonte flamuri shqiptar, u hapën shkolla shqipe në Kërçovë e Zajaz. Trojet shqiptare lindnin, flisnin, mësonin, këndonin dhe jetonin shqip.

Abdullah-Krashnica1

Eshte mjaft interesant te theksohet, siç e vërejten edhe mediat botërore, se keto 73 vitet e fundit Preshevën kurrë nuk e vizitoi ndonjë president apo kryeministër serb. Por më 11 Nëntor, në prag të Çlirimit të Preshevës u gjend për një vizitë njediteëshe në këte qytet Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vizite kjo e cila u konsiderua historike.

 

Kryeministri Rama u prit nga mijra shqiptarë me flamuj kuqezi dhe pankarta në shenjë mikëpritje dhe respekti, i cili nga liderët dhe popullata shqiptare e

këtyre viseve  u konsiderua si kryeministër i tyre, shkroi shtypi shqiptar dhe ai botëror.

Lugina e Preshevës, Lugina e Vardarit (Kumanovë, Shkup) dhe Anamorava e Gjilanit i takojnë etnikumit iliro-dardan-shqiptar, të cilat kryesisht janë të banuara me popullatë shqiptare. Andaj edhe veprimi dhe lëvizja e luftës antifashiste e Abdullah Krashnicës ishte e përqëndruar në këtë rajon, për ta mbojtur pupullatën e këtij rajoni nga pushtuesit fashist dhe hordhitë kuislinge të tyre.

Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe ka dhënë organizata partiake e Kumanovës Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë : Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia.(Ramiz Abdyli, Presheva në LNÇ…).

Celula partiake e Preshevës pati kontakte të vazhdueshme me organizatën partiake të Kumanovës, kontaktet i mbanin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Shaip Mustafa. Bile, për këtë qëllim Selim Selimi u bë anëtar i Shoqërisë sportive të Kumanovës “Sllavia” Pra, organizata partiake e Preshevës i zbatonte vendimet e Komitetit Krahinor të PKJ për Maqedoni.

Në pranverë të vitit 1940, celula e Preshevës shndërrohet në Komitet të Vendit, me direktivën e organizatës partiake të Kumanovës.(R Abdyli, Presheva në LNÇ…).

PreshevaJone1

Në fund të vitit 1940, Tempo kërkon me këmbëngulje përjashtimin e Abdullah Krashnicës nga organizata partiake e Preshevës, sepse ishte “me prejardhje mikroborgjeze” . Shtrohet pyetja : A thua ishte vetëm kjo arsye?. Përgjigja është se Tempo nuk e shikonte me sy të mire Abdullah Krashnicën si kuadër partiak shqiptar dhe të përcaktuar për çështje shqiptare. Më vonë, më 1943, Tempo bënë ndërrime në strukturat partiake dhe të njësive partizane, duke I zëvendësuar kuadrotë shqiptare me ato serbe.

Komuna e Preshevës ka rreth 95 % janë shqiptarë. Të tjerët janë serbë, romë dhe turq. Shqipe, serbe dhe rome.

 

Presheva,  qytet i Kosovës Lindore apo Serbisë Jugore ?

preshevaaaa

Lugina e Preshevës ka 1249 km2 me 85 000  banorë, dendësi 68 b. km2 dhe me 68% shqiptarë. Komuna e Preshevës ka 264 km2 me 35 000 banorë dendësi 129 b. km2 dhe me 95 % shqiptarë. Presheva për herë të parë përmendet më 138

 

1. Ndërtimi i hekurudhës së parë (më 1888) edhe më shumë shtron rëndësinë e kësaj komune. Këtë rëndësi e rrit edhe ndërtimi i rrugës automobilistike paralele me hekurudhën (më 1963).Në vitin më 1979 Presheva lidhet me Gjilanin, me rrugë të asfaltuar, e cila shfrytëzon Qafën e Livadhit të Shehut dhe Muçibabën.

Të dhënat historike dëshmojnë se territori i Komunës së Preshevës gjithmonë dhe pandërprerë gjeografikisht-historikisht dhe në pikëpamje kulturore ishte Kosovë. Edhe pas disa vjetëve të krijimit të krahinës së Kosovës (më 1945) Karadaku (nëntë fshatra të tij) i takonin Kosovës. Para Luftës së Dytë Botërore Presheva ishte qendër e rrethit e në këtë kohë është qendër komunale.

Lugina e Preshevë përfshin teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri. Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllavë në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviçin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi me shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional.

SHPËRNDAJE