ALARMUESE- DEMOKRACIA SERBE NË LETËR:

Hiq refugjatët nga Lugina e Preshevës në Kosovë (mbi 5000 sish)  të cilët posedojnë dyshtetësi, të Republikës së Kosovës dha atë të Serbisë.. nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegjanë aktualisht në vendet perendimore, kryesisht në ato evropiane (Zvicër, Gjermani, Blegjikë, Austri, itali…)  gjenden mbi 15 mijëshqiptarë…Apo mbi 10 mijë sish me të drejtë vote dhe kush nuk flet as për ata në Kosovë e as për këta në perendim se duhet të paricipojnë në zgjedhjet e ardhshme në Seerbi e drejtë kjo e garantuar nga Kominiteti ndërkombëtar dhe vet kushtetuta e Serbisë.

 

Nga Nefail MALIQI

Fushat parazgjedhore në vlug në Sergi, pra edhe në Luginë të Preshevës, zgjedhjet në Serbi po ofrohen, serbët në perendim për Boegradin nuk po harrohen. Agjencia informative “Presheva jonë” ka mësuar se qendra votimi për të votuar autoritet serbe kanë siguruar edhe në Wiene dhe Stasburg, qendra keto të njohura ku më së shumti gravitojnë serbët. Por, për cudi këso qendra votimi nuk janë organizuar e as nuk janë hapur në ato vende ku ka serbë shumë pak e shumë shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Për shembull si në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Francë, Itali e gjetiu….

 

 

Madje një numër i konsiderueshëm  i shqiptarëve nga Luginës, që nga lufta  ende gjenden në Kosovë, ku sipas burimeve të agjencisë sonë dhe atoriteteve lokale të Preshevës atje gjenden  rreth 5 mijë sish?!..Dhe  për këta shqiptarë jo larg Preshevës vetëm për 20 kilometra  nuk flet askush (?!) se duhet, apo jo të paricipojnë në keto zgjedhje, ndërsa dikush për cudi nuk i harronë serbët 2 mijë km në Stasbrug ?! dhatyre  ju mundëson për të marrur pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

 

 

Nëse keta qytetrë kanë ikur nga potlika diskrimunuese, mos gatishmëria e mundësimit për të votuar eshte ky diskriminim i radhës i ketyre qyterave nag Serbia pamavrësisht se kushtetuta e Serbisë ju garanton votim për gjithë qytetarët e e saj. përderisa osnulatta serbe në Evropë organiozojnë votimet pse një gjë e tillë t ‘mos ju mundësohet edhe shqiptareve të Luginës së Preshevës për të zgjedhur më të mirët e tyre për të drejtuar komunat e tyre.

 

 

E drejta e votës është  e legjitime dhe obligative të cilën e garanton OSBE, OKB dhe mbarë  komuniteti ndërkombëtar, të cilën të drejtë e garanton normalisht edhe kushtetuta e Serbisë. Por, bazuar nga përvoja e sivjeme dhe ajo e para katër vitesh, kur në këto zgjedhje kishin votuar mbi 4000 serbë jashta Serbisë, e jo edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës është kjo dicka më shumë se injorim dhe diskriminim.

 

Pra, Beogradi organizon zgjedhjet edhe për serbët e Serbisë në perendim dhe askund nuk përmend shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe pse numerikisht  shqiptarët mund të jenë, nëse jo më shumë, bile të barabart, sa serbët sot në vendet evropiane. Të parët dmth serbët dihet pse e kanë lëshuar Serbinë, për luks, për një jetë më të mirë dhe nga dëshmprimi e paperspektiva, kurse të dytët -shqiptarët e Luginës u debuan dhe e lëshuan trojet e tyre etnike për shkak mosperspktivës por edhe për shkak dhunës dhe politikës diskrimunuese që regjimi ushtron me vite të tëra mbi ta.

 

 

Prandaj, nesë Beogradit nuk i bie ndërmend, autoritet  lokale. Lidcerët e  Luginës së Preshevës edhe pse tashmë  janë të habitur  nëpër fushta (pas votave) megjithatë duhet t’i kujtohet ose t’i alarjmonë aouritetet serbe dhe ato ndërkombëratre për të përfshirë, mundësuar që në këto zgjedhje të përfshihen edhe nga radhët e kominitetin shqiptarë në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Itali.. ose vende tjera evropiane ku shtrihet ata.

 

 

Këtu nuk është fjala  për 2-3 mijë shqiptarë nga Presheva, Bujanoca dhe Medevegja, por sipas burime vetona sot në perendim, kryesisht në vendet evropiane jetojnë dhe veprojnë mbi 15 mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, prej të cilëve mbi 10 sish janë me tëd rejtë vote.  Nëse dje ata ishin dëbuar, ishin të diskriminuar nga regjimi serbë, nuk ka të drejtë sot Serbia e as OSBE të diskriminojë tash për së dyti shqiptarët e Luginës, duke ju mohuar atyre  të drejtën  legjitime për të votuar në zgjedhjet e 6 majit në Serbi të cilët posedojnë pasaporta të këtij vensi. Pamvarësisht se dalin apo jo në ato zgjedhje, shteti si shtet, nëse quhet demokratik, duhet siguruar dhe gjithsesi propozuar dhe votimet  për qytetarët e vetë ani pse nuk janë serbë, për të zgejdhur  përfaqësuesit e tyre, qofshin lokla apo më lartë…Fundja nga keto votime do të dihej sadopak sa shqiptarë të Luginës janë jashtë Serbisë, apo kjo shifër publike nuk do t’i konventonte dikujt ?!…

SHPËRNDAJE