xhonnnEmërimet nepotike në ambasada, tashmë nuk përbëjnë ndonjë çudi, por kur nëpër ambasada vijojnë të qëndrojnë ilegalisht zyrtarë dhe ambsadorë, ky po që është një skandal diplomatik. Burime, të gazetës “Bota sot”, kanë bërë me dije, se ish ambasadorja e Italisë Bukurije Gjonbalaj, ndonëse i ka mbaruar mandati, nuk ka pranuar të largohet nga Ambasada për t’i liruar vendin pasardhëses.

Në këtë post, me datën 5 korrik 2016 është emëruar, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama. Ndërsa  me 24 gush 2016, Lama, zyrtarisht ka marrë dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Kosovën në shtetin e Italisë.

Ndërsa, Lama, nuk ka dashur të flasë për skandalin diplomatik të prodhuar nga ish ambasadorja Bukurije Gjonbalaj, edhe institucionet kompetente po vazhdojnë të heshtin, megjithëse ky nuk është rasti  vetëm i skandaleve diplomatike të prodhuar nga zyrtarët  dhe ambasadorët e Kosovës.  Pasi, kjo mënyrë e të punësuarit, në  disa ambasada po praktikohet çdo ditë e më shumë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Në, këtë mënyrë, sipas një denoncimi të mbërritur pak ditë më parë, në gazetën “Bota sot”,   edhe  pse ka kaluar afati i kthimit në vendimet e protokoluara për  zyrtarët Labinot Hoxhaj, Valon Krasniqi e Haxhi Bajraktari,  asnjë vendim nuk është pranuar nga Presidenca dhe kështu, këta persona vazhdojnë të qëndrojnë ilegalisht në ambasada (me grada ministër-këshilltar me pagë mujore afër 3000E). / NGA ETLEVA SKONJA

 

Ne pergatitjet e tij te fundit per nje ikje te shpejte, qe ka lidhje me emerimin e tij te ri, shefi i UNMIK-ut Mikael Shtajner, sic flitet gjithmone e me shume nga burime te ndryshme te elites politike shqiptare ne Prishtine, eshte duke shpejtuar edhe pergatitjet per martesen e tij. Thashethemet flasin per lidhjen e tij me nje vajze te bukur kosovare me emrin Bukurije Gjonbalaj, qe njihet me shume ne ambientet shik te Prishtines me emrin Bili.

Sipas burimeve te “Ekspres”, Bukurije Gjonbalaj ka lindur 30 vjet me pare ne afersi te qytetit te Rozhaje (ne Malin e Zi) dhe eshte rritur ne Prizren. Bukurija ka filluar qe te punoje per UNMIK-un, ne vitin 2000 si nje asistente legale. Pasi eshte perzene nga Zyra e Prokurimit, Bili eshte bere anetare e Bordit te RTK-se per shkak te lidhjeve te saj diplomatike, ne te cilat eshte prezantuar nga i vellai i saj Afrim Gjonbalaj (Korrespondenti nga Brukseli i TV21). Njeriu, qe e ka mbeshtetur ishte as me shume e as me pak, por vete Jamie Shea i njohur mire per “demtime paralele”. Pervec diplomateve dhe politikaneve, Bili gjithashtu adhuron gazetaret dhe dashuria e saj ne drejtim te gazetareve e ka bere ate qe te mbaje lidhje shume te ngushta me Drejtorin e Koha Ditore Veton Surroi dhe Baton Haxhiun, per shume kohe.

SHPËRNDAJE