Humansti Halil Kastrati, gjatë angazhimit të tij për t’i dalë në ndihmë familjeve të varfëra, ka treguar për një situatë rrëqethëse të cilën e ka hasur.

Në profilin e tij në Facebook ai e ka postuar pjatën e një personi i cili jeton në kushte të rënda, në të cilën buka zbutet me ujë, kjo ndodhe vetetëm ne Kosoven e Hashimit dhe Isës, ku skamja dhe mjerimi, shqiptarve ja ka humber dinjitet. Ata sot jetojnë si në kohën e Rankovicit, bukën bajat e zbut me ujë?!

“Na fal o Zot. Veç buke e ujë. Jeton vetëm me babanë, dhe e kanë vetë këtë dhomë. Nuk kanë kushte për jetesë. Është i sëmurë psiqikisht. E gjetëm duke ngrënë bukë, por bukë me çka. Pasha Zotin, bukës bajat i kishte hedhur ujë për ta zbutur dhe me të ushqehej. O Zot ndihmoi nevojtarët”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE