Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina konsideron se pas ndryshimit të Ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri, Presidenti Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje nga posti i tij.

Kjo pasi që sipas Pantinës, Presidenti Thaçi vet pati premtuar se do të jap dorëheqje nga posti i tij nëse nuk arrin që të bëhet krijimi i ushtrisë përmes ndryshimit të Ligjit që do të mundësonte transformimin e FSK-së në ushtri, raporton GazetaBlic.com

Ne e kemi thënë qysh prej momentin kur Thaçi ka deklaruar se nëse nuk kalon Ligji në Kuvend e theksoi, ai ka thënë Ligji duke mos i përmendur ndryshimet Kushtetuese do të jep dorëheqje dhe ne kemi thënë që nuk e mban fjalën, sepse nuk është as hera e parë e me siguri nuk do të jetë as e fundit që ai premton diçka tjetër e vepron në mënyrë tjetër. Kjo është edhe një arsye më shumë që ai duhet të jap dorëheqje edhe pse ka edhe dhjetëra arsye tjera. Por këtë e ka deklaruar dhe është zotuar se do ta bëjë. Ai nuk e solli as Ligjin në Kuvend për të parë nëse deputetët ia japin mbështetjen e tyre, u tërhoq vet përkundër faktit se ka qenë i paralajmëruar se për të bërë ushtri të mirëfillt duhet të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese“, tha ajo.


Deputetja Pantina, vlerëson se presioni ndërkombëtar përfshirë këtu kundërshtimi i SHBA-së dhe NATO-së që formimi të ushtrisë të bëhet vetëm me ndryshime Kushtetuese, e ka detyruar Thaçin që të tërhiqet nga nisma e tij për krijimin e ushtrisë.

Ai u tërhoq siç duket nga presioni ndërkombëtar përfshirë këtu nga faktori SHBA dhe NATO-n të cilët kërkuan ushtrinë me ndryshime Kushtetuese“, u shpreh Pantina, ku më pas shtoj se “Thçi është dashur të koordinohej më herët për këtë çështje, nuk bëhet lojë me ushtrinë, e as fushatë me Ushtrinë, gjë që e ka bërë Thaçi.

Por pavarësisht asaj që Presidenti Thaçi ka ndërruar mënyrën e formimit të ushtrisë, deputetja nga VV-ja, thotë se do ta përkrain këtë transformim duke theksuar është mënyra më e duhur e krijimit të ushtrisë përmes ndryshimeve Kushtetuese.

Do ta përkrahim edhe këtë mënyrë, por kjo nuk duhet të bëhet me ndonjë pazar. Nëse Presidenti Thaç krijimin e ushtrisë së Kosovës tenton ta bëjë me një pako me krijimn e “Zajednicës” apo diçka të ngjashme, kjo nuk do duhej të ndodh e as nuk do të tolerohet”, ka deklaruar ajo.

Që nga koha kur Presidenti Thaçi ia dërgoi Ligjin për transformimin e FSK-së në ushtri kryeparlamentarit Kadri Veseli, kjo çështje është përcjellur me debat të madh. Është NATO dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie ata të cilët të parët e kanë kudnërshtuar mënyrën e shndërrimit të FSK-së në ushtri, duke thënë se ky transformim duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese. /GazetaBlic.com/

SHPËRNDAJE