Zyrtarët e UNHCR-së i kanë deklaruar sot AIK « Presheva Jonë » se përkundër rënies së numrit të përgjithshëm të  azilkerkuesve në vendet oksidentale, ky zvogëlim nuk vlen për refugjatët nga vendet e ballkanit sidomos nga Kosova, Serbia, Maqedonia apo Shqipëria. Sipas raportit të fundit të Komesariatit të Lartë të OKB-së për refugjatë në Gjenevë në krye të listës së vendeve që më së shumti kerkojnë azil është Serbia me 28.900 azilékërkues në vdent e BE-së. Nga kjo shifër 55 për qind janë nga Serbia ndërsa 45 për qind apo mëse 12 mijë janë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, kanë deklaruar për agjencinë tonë burimet nga OKB.

 Gjenevë/OKB, 28 mars / AIK-presheva Jonë

Sipas raportit më të ri të UNHCR-së në Gjenveë në 44 vende industriale vitin e fundit (2010) numri i azilkërkuesve ka arritur në 358 800, numër ky në raport me vitin e kaluar 2009 ka rënë për 5 për qind. Por numri i refugjatëve vitin e fundit është shumë i vogël në krahasim me vitin 2001 kur numri i refugjatëve kishte arritur numrin rekord me shifrën 620.000 refugjatë.

Numri i azilkërkuesve në vendet perendimore apo siq njihen  si vende industriale vitin e fundit është zvogëluar dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme, por ku numër nuk është zvogëluar për azilkeruesit nga ballkani, sidomos nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia apo nga Lagina e Preshevës, që sipas vëzhguesve të UNHCR-së ky numër përkundrazi është dyfishuar kështu kanë deklaruar sot zyrtarët  UNHCR-së në Gjenevë agjancisë informartive  « Presheva Jonë ».

Sipas raportit të fundit të Komesariaitit të lartë të OKB-së për refugjatë në Gjenevë në krye të listës së vendeve që më së shumti kerkojnë azil është Serbia me 8 për qinind me 28.900 azilkërkues. nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në vendet e BE-së. Nga kjo shifër 55 për qind janë nga Serbia ndërsa 45 për qind aapo mëse 12 mijë janë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, kanë deklaruar për agjencinë tonë burimet nga OKB. Nëse i vëjmë një paralele mes kesaj për qindje mes rafugjatëve nga Kosova dhe Serbia, për Kosovën janë shumë nëse, kemi parasysh numrin e popullsisë në këto dy shtete.

z.Andrea Mahecic, zëdhënës i UNHCR-së në Gjenevë ka derkalruar sot për agjencinë tone se «numri i azilkerkuesve në vedet perendimore prijnë ata nga Kosova dhe Serbia… Për dallim nga vitit paraprak (2009) numri i azikerkusve nga Serbia dhe Kosova kapte shifrën 18.000 sish, ndërsa vitin e fundit (2010) kjo shifër ka arriturnnë 28.900 kekrues të azilit. »  Ky numër është në rritje edhe për azilkeruesit nga Shqipëria. Zyrtarët e OKB-së ket rritje të dyfishtë të azilkeruesve nga Kosova, Serbia, Maqedonia, Shqipëria e Presheva e shpjegojnë me faktin se pas konlitkit  rajonet ende kanë probleme sociale dhe ballfaqohen me një ekonomi të birishtë, jo stabile, me një papunësi të madhe. Veq kësaj fenomeni tjetër me mjaft rëndësi i rritjes së azilkerkuesve nga vendet e lartëpërmendura  të ballkanit , sipas UNHCR-së është edhe fakti me hyrjen e disa vendeve ballkanike në zonën e  Schengenit. Sipas raporti të fundit të UNHCR-së i cili ka dalur sot, këkresat më të mëdha për azil janë Franca, Belgjika, Austria, Gjermania dhe Suedija. Është mjaft inreresant se morivet për azil në këto vendde ballkanike janë nga minoritetet, përderisa pakicat në Kosovë ajo rome apo serbe ankohen për diskriminim apo kercnime , motive të ngjashme për azil posedojnë edhe shqiptarët  nga Lugina e Preshevës që sipas disa statistikave tona vetem ket viti Preshvën, Bujanocit dhe Medvegjën e kanë lëshuar 600 familje apo mbi 4000 shqiptarë në prendim, sidomos në Beklgjikë, Francë e gjetiu. Nga i tërë ky njumër i azilkeruesish në vendet perendimre, sipas zyrtarëve të OKB-së dhe BE-së, gjasat janë shumë të vogla për të fituar azilit, jo vetëm për shkak ligjeve strikte të qeverive oksidentale , por edhe për shkak se në vendin e orginës  të ketyre refugjatëve nuk ka konflikte, prandaj edhe  arësyet janë shumë të vogla për të mbetur në vendin e dëshiruar për ata që kanë lëshura shtëpitë e tyre.

SHPËRNDAJE