Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, e drejtuar nga mbrojtësi I Kombëtares Shqiptare Andi Lila, ka bërë një akt për t’u duartrokitur, pasi i kanë dhuruar një apartament ish mesfushorit kavajas Altin Rrica, i cili pësoi një incident 20 vite më parë dhe nuk arriti të vijojë karrierën si futbollist.

Atëherë pjesë e Luftëtarit të Gjirokastrës, Altin Rrica ishte me klubin në Ohër për fazën përgatitore, ndërsa në një moment shkoi të hidhej në liqen për t’u freskuar, por gjatë zhytjes nuk i kishte bërë llogaritë me cektësinë.

Kjo pasi në ujë u përplas me një shkëmb dhe doli që aty pa ndjenja, ndërsa më pas megjithë përpjekjet, nuk arriti të rikuperohet dot dhe mbeti i paralizuar. Që prej asaj kohe Rrica jetonte në një apartament në Durrës, bashkë me të vëllanë dhe familjen e tij.

Por Andi Lila, i cili ishte rritur duke ndjekur Rricën në fushën e lojës me Besën e Kavajës, vuri në rend edhe ndihmën ndaj ish mesfushorit dhe bashkë me Sindikatën e Futbollistëve, kontribuan për t’i dhuruar një apartament 46-vjeçarit.

SHPËRNDAJE