SHQIPTARET NE KEMBË NUK TOLEROJNË TERRORIN SLLAVE !

Në prag të protestave të paralajmëruara në Shkup, si nga nga shqiptarët, ashtu edhe nga maqedonasit, partitë politike në Maqedoni kanë bërë thirje për qetësi dhe maturi.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia shqiptare në pushtetin e Maqedonisë ka bërë një thirrje të tillë. “BDI vlerëson se e ardhmja e Maqedonisë ndërtohet vetëm duke kultivuar marrëdhënie të mirëfillta ndëretnike dhe tolerancë ndërqytetare që në vazhdimësi vlerësohet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët janë bashkëpjesëmarrës në të arriturat tona të përbashkëta”, thuhet në një komunikatë të kësaj partie.

BDI deklaron se është parti politike e cila është e përcaktuar që të mbrojë parimet e demokracisë, përfshirë edhe të drejtën për protesta demokratike, të qeta dhe paqësore. “Andaj, në lidhje me protestën e paralajmëruar për nesër nëpërmjet rrjeteve sociale, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon pjesëmarrësit që të shprehin opinionet e tyre me dinjitet dhe në mënyrë paqësore e demokratike”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas BDI-së, rendi dhe ligji duhet të respektohet nga të gjithë pjesëmarrësit në protesta me qëllim të evitimit të incidenteve dhe keqpërdorimeve të protestave paqësore nga grupe të ndryshme.

“Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare si dhe bashkëjetesa janë vlera të përbashkëta që kërkojnë edhe angazhimin e qytetarëve krahas institucioneve të vendit. Këto vlera kërkojnë përpjekje serioze dhe të përditshme nga partitë politike, shoqëria civile, mediat, opinionbërësit dhe të gjithë faktorët shoqërorë”, thuhet në komunikatë.

BDI fton qytetarët që të kenë durim dhe të lejojnë institucionet e vendit ta bëjnë punën e tyre në zbardhjen e rastit të vrasjes së pesëfishte.

“Bashkimi Demokratik për Integrim siguron qytetarët që po ndjek procedurat hetimore në çdo hap dhe insistion në zhvillimin e drejt të proçesit hetimor drejt zbardhjes së rastit, pa marrë parasysh etninë ose përkatësinë fetare të të dyshuarve për kryerjen e aktit makabër”, thuhet në fund të komunikatës.

SHPËRNDAJE