Beograd, 7 maj- Shqiptarët nga Kosova kanë paguar 3.000 deri në 5.000 euro për paraqitje të banimit në ndonjë vend në Serbi dhe në këtë mënyrë kanë marrë dokumentet e udhëtimit me kod biometrik me të cilat kanë mundur të udhëtojnë pa viza e pa pengesa në Evropë, transmeton sot gazeta e Beogradit “Blic”. Sipas kësaj gazete, praktika e paraqitjes së vendbanimit të rremë është specialitet kudo nëpër Serbi. Në vazhdim e sipër është aksioni i policisë për t’i verifikuar këto keqpërdorime, të cilat siç transmetojnë medie të Beogradit, e kanë vënë në rrezik regjimin e liberalizimit të vizave në Serbi

Pas kontrollimeve shumë mujore, me aksionin „Bozhur” janë arrestura 24 persona nag të cilët 16 nëpunës të policisë kufitare nga Beogradi, Nishi e Vranja.  Ata janë arrestuar me dyshimin se kanë ndihmuar azilantët e rrejshëm të shkuar në vene të Bashkimit Evropian duke marrë ryshfet së paku nga 100 euro për një certifikate të lindjes, vërtetimin për shtetësi ose vendbanim.

SHPËRNDAJE