Dr.Edita Tahiri për agjencinë informative “Presheva Jonë”  ka thënë se « kah fundi i këtij viti, qytetarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerët mund të hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës dhe anesjelltas,  vetëm me karta identifikimi e jo sikur deri më tash me pasaporta,. Ndërsa, z.Bujar Nishani për agjencine « Presheva Jonë » ka deklaruar se gjithë qytetarët e Serbisë, pra edhe ata nga Lugina e Preshevës për momentin në Shqipëri mudne të hyjnë vetem me pasaporta…

Prishtinë, 23 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

« Gjithçka është e gatshme  për implemetimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Kjo është një sukses i radhës i marrveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për lëvizjen e lirë mes dy vendeve… » ka deklaruar në vazdim dr.Edita Tahiri. “Janë bërë të gjitha përgatitjet, madje edhe në kuadër të dialogut janë konfirmuar të gjitha përgatitjet. Nga ana jonë si Kosovë jemi të gatshëm në të gjitha aspektet, përfshirë edhe sigurimin e automobilave me bekimin e Cooper dhe duke se edhe pala serbe është në fazën përfundimtare. ” Ndërsa, z.Bujar Nishani për agjencine « Presheva Jonë » ka deklaruar se gjithë qytetarët e Serbisë, pra edhe ata nga Lugina e Preshvës për momentin në Shqipëri mudn të hyjnë vetem me pasaporta…Do shtua, sipas z.Nishani, Tiaran është në bisedime që edhe qytetarët e ketyre dy shteve t’i mundësohet të levizin pa pasaporta.

SHPËRNDAJE