Një delegacion prej 30 vetash i Aleancës së Bizneseve të Kosovës i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë. Ministri ka ftuar investitorët nga Kosova që të vijnë e investojnë në Shqipëri, sepse
tani ka kushte më të favorshme në fusha të ndryshme për investime të rëndësishme.

Nasip Naço, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë, tha se është një lajm i mirë se tani Kosova është në vendin e dytë për shkëmbime tregtare me Shqipërinë konkretisht me eksporte në Kosovën dhe se tashmë kanë lënë pas Greqinë.

Ai tha se do të vazhdojmë me shkëmbimet tona tregtare edhe më shumë.

“Jam munduar të ndihmojë në ngritjen e marrëdhënieve tona. Ftoi
investitorët nga Kosova që të investojnë në Shqipëri, sepse ka
mundësi të mira e të mëdha për investime në fusha të ndryshme. Janë qindra objekte që do të privatizohen. Investitorët të vijnë, konkurrojnë dhe të marrin e privatizojnë objektet. Më mirë ti blejnë investitorët nga Kosova se nga Italia, Greqia e shtet tjera”, tha ai.

Ai tregoi se do të nisin disa projekte të privatizimit dhe investimeve të reja në energjetik dhe është një rast i mirë që të ftojë investitorët nga Kosova të vijnë të bëjnë investime, të konkurrojnë dhe fitojnë.

Shahini, tha se lajmi se Kosova është partneri i dytë sa i përket eksportit shqiptar, kjo tregon se kosovarët nuk diskriminojnë asnjë prodhim të huaj dhe vetëdija është për të konsumuar prodhime shqip dhe të kemi shkëmbime tregtare. Kosova ka shkëmbime të mira me Shqipërinë dhe dëshirojmë që shteti amë të jetë importuesi I dytë në vendin tonë. Prodhimet e Kosovës të hyjnë në qendrat e mëdha tregtare në mënyrë që qytetarët shqiptarë të konsumojnë edhe prodhimet e Kosovës.

Kosova është i vetmi vend që më së shumti eksporton para të gatshme jashtë. Duhet ët krijohet një strategji më të mirë për zhvillime më të mira, tha Shahini.

Më pas zyrtarët e bizneset e AKB së vizituan edhe Qendrën Tregtare Tiranë East Gate, ku u takuan me pronarin Zamir Mane dhe ai u hapi dyert për prodhuesit e Kosovës që ti sjellin prodhimet e tyre në rrjetin ushqimor Carrefour. Po ashtu vizita ka vazhduar edhe tek Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizi, i cili ofroi përkrahje.

SHPËRNDAJE