Preshevë, 20 mars  -Përfaqësuesit e subjekteve politike jane takuan me presidentin e Serbisë Aleksander Vucic, ne mesin e tyre ishte edhe nje shqiptar nga Preshvea, kryetari i komunes Shqiperim Arifi i cili mujave te fundit ngarende sa ne Beograd po aq edhe ne Prishtine te kryetari i Kosoves Hashim Thaci, i njohur tash me refrenin e tij “Presheven do ta bashkojmë me Kosoven” ku siq dihet aktulaisht Veriu i Kosoves eshte i okupuar nga Serbia, ka shkruara agjencia lajmeve “Presheva Jonë”

 

Lidhur me kete vizite te papritur te Shqiperim Arifit te Aleksander Vucic ne Beograd ka shkaktuar reagime te mëdha ne Luginen e Presheves. Njeri nder ta eshte edhe ai i prof. Ilir Sadriut nga kreu i PDH-së i cili ne fb e tij ka shkruar se “nga “nëntoka” paska dalur në sipërfaqe, veçse nuk e di në çfarë cilësie sepse me sa e di nuk ka ndonjë funksion formal në grupimin mashtrues, prandaj me të drejtë e quajmë Alternativë për mashtrime!..”

Sipas z.Sadiu “Komuna e Preshevës ka kohë që vuan nga izolimi fizik, politik, ekonomik, arsimor, shëndetësor etj. nga qeveria e Serbisë, përderisa nga kasta politike e qeverisjes lokale është kolapsuar sepse nuk posedojnë minimumin e përgatitjes për tu përballur me sfidat e përditshme të qytetarëve të saj.”

Sot nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës edhe në mësimin në distancë nuk janë të barabartë me moshatarët e tyre në Serbi nga pagatishmëria e Ministrisë së arsimit që të krijoj kushte të barabarta me nxënësit tjerë në Serbi.

“Për këtë gjendje që kemi, kryemashtruesi i Preshevës gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në Beograd, do të duhej që mungesën e mësimit në distancë për nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës, ta paraqes për zgjidhje qoftë para presidentit, qoftë në Ministrinë e arsimit, e jo të tentoj që fajtorin ta gjej tek shqiptarët, ndërsa duke derdhur lot krokodili të krijoj përshtypjen se po ofron zgjidhje. Urojmë që kjo gjendje e jashtëzakonshme bashkë me këtë qeverisje të kalbur dhe të papërgjegjshme të kalojë sa më shpejtë!..” ka shkruar ne fund prof.Ilir Sadriu.

SHPËRNDAJE