Kryetari i Organit të Përkohshëm të Preshevës i emëruar nga Qeveria e Serbisë, Shqiprim Arifi e ka shfrytëzuar një takim të rastësishëm me deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinajn për ta përmirësuar imazhin e tij, pas kritikave të shumta për marrjen e postit të kryetarit të këtij organi.

Dite me pare, Shqiprim Arifi ka takuar rastësisht në një lokal në Prishtinë deputetin e AAK-së, Daut Haradinajn.

Me këtë rast, Haradinajt i është kërkuar që të dal në fotografi me Arifin, me këngëtarin seskerin Arian Agushi (Gold AG) dhe me disa bashkëpunëtor të Arifit.

Pas pak kohe, njëri nga bashkëpunëtorët besnik (eshte fjala per je detnist me mjekërr)  Arifit ka publikuar fotografinë në rrjetin social “Facebook” duke ia bërë “tag” edhe Arifit në fotografinë, përshkrimi i së cilës ishte “Darkë vëllazërore me ma të fortit”?!

Por, burime të lajmi.net nga Prishtina bëjnë të ditur se Haradinaj nuk ka darkuar me Arifin e me aske nga Presheva?!

Më vonë, vet Arifi e ka publikuar këtë fotografi por të cilën e ka prerë, duke e  lënë vetëm veten dhe Haradinajn, duke hequr bashkepuëtoret e tij te dyshimte.

Lajmi.net është përpjekur të marr përgjigje rreth kësaj çështje nga deputeti, Daut Haradinaj si dhe nga Shqiprim Arifi, por kjo nuk ka qenë e mundur.

Ndërsa, këngëtari Arian Agushi ka thënë për lajmi.net se ai nuk ka darkuar në atë lokal por se ka qëlluar rastësisht aty .

“Nuk e di a ka pasur darkë a jo, unë kam qëlluar rastëisht aty. Ndërsa me Dautin rrimë shpesh, por atë natë unë kam qëlluar rastësisht në atë lokal. Nuk e di a kanë darkuar ata më herët apo jo”, ka deklaruar Agushi. Nuk eshte kjo hera e pare qe preshevaret abuzojne dhe shfytezojne qeverine dhe fmaikljen Hardinaj për inetrsat te tyre partiake apo personale, nese kujojme edhe urimin e vonuar (pas dhjete dite?!) te”Ardita Sinanit (PVD) derguar kyreministrit Haradinaj  e cila e kishte neshkruar si”kyretare” e Preshvces qe ne fakt asja i kishte skaduar afati. Per keto abuzime dhe manpulime kishte reaguar edhe qeveria e Kosovës ne adresë te saj.

SHPËRNDAJE