spasioci kombo foto RAS Tanjug MUP Srbije, Facebook

Shqiponjat e zeza (shqiptare) dhe te bardha (serbe) ballpërballe në një front në Durrës, kësaj radhe në mision humanitar!

 
Popujt e ballkanit fatmiresisht per disa dite i lane armet, i lan inatet, i lane fyerjet, kundershtite, polemikat, pikërisht ne Durres aty ku nuk behet fjale per politike, as per kuifije (Mission sans frontières) por per humanizem, ku u gjendenden bashkarisht koke me kokë shqiptaret, serbet, kroatet, sllovenet, maqedonet, malazezet, boshnjaket..kesaj radhe jo për ndonje samit as per te nenshkruar marreveshje por me nje mision paqesor. Miku i mire shifet ne dite te veshtira, thuhe tnder shiptaret, kjo si duket diteve te fundit u deshmua ne Durresin e Shqiperise mes popujt e ballkanit. A thua duhet te ket dridhje toke gjithhere (por pa viktima) qe popujt ne ballkan te jene bashke sikur diteve te fundit në Durres?!, ka shkruar ne profilin e tij ne fb gazetari i njohur shqiptar nga Gjeneva Nefail Maliqi, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Historike: Mission sans frontières po ndodhë ne Durresi, qytet ky qe bashkoi popujt e ballkanit. Për here te pare serbet i ofrohen shqiptarëve, si miq e jo si armiq! 

Shkruan: Nefail MALIQI

Tragjedia e rëndë që ka goditur se fundit Shqipërinë ka treguar që njerëzit nga Ballkani mund të jetojne bashkarisht, kalojnë të gjitha dallimet nacionale, fetare dhe politike duke i dhene përparesi solidariteti me vepra humane ne terren.

Një tërmet në Shqipëri kater ditë më parë, me 6, 4 gradë Richteri me epiqender ne qytetetin e Durrësit dhe Tuman.  

Nga dita në ditë, numri i viktimave po rritet dhe, sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, 51 janë vrarë, ndërsa rreth 2,000 janë lënduar. Kjo tragjedi qoi ne kembe jo vetem shqiptaret ne ballkan dhje disapore por edhe popujt tjere, sidomos vendet limotrofe te Shqiperisë. Ekipe speciale pa hezituar ne Shqiperi u gjenden te paret ata nga Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia si dhe nga Serbia, Kroacia, Greqia etj.. Keut nuk mungan as ndiuhmat nga shqiptaret e Lugine se Presheves si me ushqim e veshmabthje ashtu dhe me nihmesa financiare, raperton agjencnia e lajmeve “Presheva Jonë”


Bildergebnis für srbi albanci zemljotres"
Pavarësisht tensioneve të krijuara në rajon vitet e fundit qofte konfrntimet, mospajtimet e here here polemikat e nxeta me fyerje,  uniteti i bashkuar i të gjitha kombeve ne Durres diteve te fundit një qëllim – të shpëtojë sa më shumë jetë. Ekipet speciale të Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë po gërmojnë mbeturinat dhe monitorojnë sjelljen e qenve gjurmues. Do përkjtuar se edhe ne kohen kur ne Serbi, se fundit kishte katastorfë natyrore, me vershime, dy shetet fqinje te saj Shqiperia dhe Kosova i kishin shprehur gatishmerinë t’i ofrojne ndihmë.

Mbeshtetjeve finaciare per Shqiperine i prine Behgjet pacolli me 1 milionë euro sikur edhe Rita Ora dhe Dua Lipa po ashtu me nga nje milion euro.  

Jo vetem kaq, solidariteti dhe mbeshtetja per Shiperine diteve te fundit kaloi kufijte e Shqipërise dhe ballkanit duke shkruar deri ne Amerike dhe Austarli. Ne ktë drejtim nga vendet evropiane e para ne Shqiperi arriti Zvicra me ekipe dhe qene spacial per te shpetuar jetera te njerezve nen germadha. Ketu do përmendur se ndermarja gjigante Coop e Zvicres per Kosoven dhuroi 100.000 euro. Vec kesaj Tuqia e Erdoganit ka ofruar ndertimin e 500 banesave, kurse Katari ka dhuruar 20 milion euro, shkruna agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Fatkeqësisht, bilanci përfundimtar i viktimave është i panjohur, siç është edhe sasia e dëmeve materiale. Sidoqoftë, ajo që është dhe mund të shihet është fakti që dhimbja, vuajtja dhe vuajtja e popullit shqiptar e kanë bashkuar jo vetëme shqiptaret, por edhe popujt, të ndarë dhe të ndarë për dekada, rreth asaj jete më thelbësore, duke i dhene përparesi misionit humanitar!..

SHPËRNDAJE