shippalPresheve,28 maj -Pas një muaj nga zgjedhjet e fundit Presheva me  ne fund  dje ka zgjedhur insticonet e saja te cilat do te udheheqin për kater vitet e ardhshme. Nga seanca e sotme konstituive e Kuvendit Komunal të Presheves pas 8 oresh debat ka certifikuar njezërit me shumice votash (21 PER, kurse opozita bojkotuan ne krye me Ragmi Mustafën) mandatin e përfaqësuesve te saj konform marrëveshjes mes APN-PVD duke zgjedhur edhe zyrtarisht për kryetar Shqipërim Arifin.

Si kryetar i ri i Preshevës, se cilat do te jene prioritetet e tij tash e tuje ne këte funksion Shqiperim Arifi për agjencine e lajmeve “Presheva Jone” ka deklaruar se  “Normalisht gjithcka cfare eshte ne te mire e qytetarëve, fundja vota e tyre na ka sjellur ketu ku jemi sot. Por, për prioritit nga prioritete tjera kemi ceshtjen e  përmisimit të imazhit te shqiptareve ne Lugine ne arenen kombëtare dhe nderkombëtar,  duke filluar nga permisimi i gjendjes së arsimit, shendetësise dhe zbutjen e papunësise, duek mos harruar ketu edhe luften kunder krimit te organizuar, korrupcionin etj..Njëkohesiht cështjen e Lugines se Presheves, në bashkepunim me faktorin nderkombëtar, do e qojme ne bisedimet e Brukselit..”

“Presheva  ne te mire te qytetarëve dhe avancimit te prceseve demokratike ne Luginë do të jete e hapur dhe ne bashkëpunim permanent me Beogradin, Prishtinen dhe Tiranën..Ne rend te pare dialog me Beogadin per permisimin e te drejtave kombëtare te shqiptareve ne Preshevë dhe Luginë..” ka pohuar ne vazhdim per “Presheva Jonë” z.Shqiperim Arifi, kryetar i ri i Preshevës

 

«Deri më tani në Lugine nuk ka pasur një Politikë të sinkronizuar dhe strategjike për të ndërtuar një pikënisje më të fortë për të kërkuar një reciprocitet të nivelit të Serbëve në Veri të Kosovës. Përqarja dhe joprofesionaliteti e Politikanëve tonë të mëhershëm kanë shkaktuar që Lugina e Preshevës të mos jetë faktor dhe të merret parasysh në bisedimet në Brukselit » ka thëne per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Shqiperim Arifi kryetar i ri i Preshevës.

Lidhur me Rerendumin e 1-2 marsit 1992 Shqiperim Arifi eshte shprehur se « Referendumi i 1992 është vullneti i Popullit të Luginës së Preshevës dhe është bazë e çdo Qytetari dhe Partie Politike. Problematika është realizimi i i keti Referendumi guithpopullor..”

Do perkujtuar se Komunën e Preshevës për 4 vitet e ardhshme do ta drejtoj koalicioni APN – PVD me 21 këshilltarë.

Per fund do theksuar se Shqiperim Arifi, kryetari i ri (pas ardhes i Rgami Mustafës)   eshte nga fshati Ternavë i Preshevës. Eshte i lindur dhe i rritur në Mannheim të Gjermanisë. Ka ambicie kombetare dhe pro evropiane si nga kultura ashtu edhe nga puna. Eshte i martuar dhe ka tre fëmije. Me profesion eshte Ekonomist i diplomuar.

SHPËRNDAJE