Preshevë, 17 maj -«Deri më tani në Lugine nuk ka pasur një Politikë të sinkronizuar dhe strategjike për të ndërtuar një pikënisje më të fortë për të kërkuar një reciprocitet të nivelit të Serbëve në Veri të Kosovës. Përqarja dhe joprofesionaliteti e Politikanëve tonë të mëhershëm kanë shkaktuar që Lugina e Preshevës të mos jetë faktor dhe të miret parasysh në bisedimet në Bruksel. » ka thëne fillimisht lideri i APN-së Shqiperim Arifi ne intervsiten eksluzive për agjencine e lajmeve «Presheva jonë » njëherit te parë, per mediat shqiptare, pas fitores se tij nga zgjedhjet e 24 prillit.
I pyetur se a do te hyne edhe APN ne qeverine e ardhshme serbe te kryesuar nga Aleksander Vucic, kryetari APN-së Arifi eshte shprehur shkurt se «jo, ajo cfare e bene parnteri yne i koalicionit- PVD eshte pune e tyre.. » . Ndersa per priorite te koalicionin qeverise gjatë mandatit te ardhshem katër vjecar, sipas Arfiit «per momentin ne Luginen e Preshevës per prioritet kemi qe ta frenojmë skenarin qe po kercon Luginën, cili i përngjanë ,,çamërisë‘‘ ! »
Shqipërim Arifi: Cështjen e Lugines se Presheves, do e qojmë në bisedimet e Brukselit
Presheva Jonë: z. Kryetar, dy dite pas zgjedhjeve në Sërbi me 26 prill APN që drejtoni ju ka nënshkruar marrëveshje, koalicioni me PVD-në për ta drejtuar bashakrisht Preshevën për katër vitetet e ardhëshme. Fillimisht mund të na thoni për priorietet gjatë këtij mandati?
Shqiperim Arifi: Prioritetet tona janë një qeversije e mirë duke depolitizuar gjitha Institucionet publike dhe duke zhvilluar ekonominë me një anë dhe në tjetrën anë duke menaxhuar Komunën tonë profesionalisht. Deri më tani asnjë nga këto tre shtylla nuk kanë munduar as në thelb të nisen nga partitë e mëherëshme, por tani kemi shpresë që me partnerin tonë koalcionar i cili në vitin e kaluar, ndoshta jo tërësisht por prap në përgjithësi, ka reformuar strukturën e saj dhe ka inkuadruar të rinjë përbrenda saj që në kombinacion me ALTERNATIVËN jemi dakurduar që në këtë formë të qeverisim 4 vitet e ardhëshme.
Presheva Jonë: Pas kësaj marrëveshje mes APN-PVD pak a shumë dihen postet. Kur Presheva do të ketë kryesinë e re të mdth kyrearine Komunes dhe te » Kuvendit të saj zyrtarisht ?
Shqiperim Arifi: Pasi në fund të javës së kaluar, është refuzuar ankesa e Listës Serbe në Gjykatë, për përsëritjen e zgjedhjeve në njësinë me nr 10 , pritet që Kuvendi konstituiv të mbahet në fund të kësaj apo në fillim të tjetrës javë. Në këtë Kuvend tani verifikohen Këshilltarët dhe zgjidhet zyrtarisht Kryetari i ri i Komunës.
Presheva Jonë:
Krahas zgjedhjes së qeverisë në Preshevë edhe në Beograd Vuciqi po përgatit qeverinë e re serbe, madje me një shqiptar në parlamentin e Serbisë. Ju nga APN medoni të jeni në koalicion me qeverinë e Vucicit, megjithse partneri juaj në koalicion, ata nga PVD ju kanë ofruar Vucicit të bashkëqeverisje edhe pse disa herë ishte kritikuar Ragmi Mustafa për “jarani” dhe bashkëpunim me Vucicin ?
Shqiperim Arifi: ALTERNATIVA në këtë Vit, për shkak të angazhimit të madh në nivel lokal të rrëzojë një pushtet 12 vjeçar kecëqeverisësh, nuk ka mundur teknikisht të participoj në zgjedhjet parlamentare edhe pse APN parimisht në platformën e saj politike është deklaruar që të participoj në gjitha Instancat e Republikes së Serbise. Kurse sa i përket Partnerit koalicionar në nivel qëndror është i lirë të ndërtoj strategjinë e saj siç donë vet.
Presheva Jonë: Nese shikojmë statusin e shqiptarëve në Serbi (Luginë) me serbët e Kosovës (Veri) kemi përshtypjen se këta të fundit janë të privilegjuar, ndërsa shqiptarët në Luginë të diskriminuar. Themi kështu sepse në Luginë nuk lejohet flamuri, nuk lejohen librat shqip nga shtetet amë, në Luginë ska universitet. Mendoni se Prishtina dhe Beogradi kur flasin për reciprocitetin abuzojnë me këtë term ?
Shqiperim Arifi: Ju duhet ta kuptoni, se deri më tani në Lugine nuk ka pasur një Politikë të sinkronizuar dhe strategjike për të ndërtuar një pikënisje më të fortë për të kërkuar një reciprocitet të nivelit të Serbëve në Veri të Kosovës. Përqarja dhe joprofesionaliteti e Politikanëve tonë të mëhershëm kanë shkaktuar që Lugina e Preshevës të mos jetë faktor dhe të miret parasysh në bisedimet në Bruksel. Tani kemi një situatë ndryshe dhe me siguri që ne në të ardhmen do të ndërtojmë një qasje ndryshe nga e mëhershmja dhe do të kemi edhe rezultatate tjera, padyshim duke insituar qe ne bashkepunim me faktorin nderkombëtare ta inkaudrojme dhe ceshjen e Lugines se Presheves ne bisedimet e Burkselit
Arifi : Prioritet i yne per momentin ne Luginen e Preshevës eshte qe ta frenojmë skenarin i cili i përngjanë ,,çamërisë‘‘ !
Presheva Jonë: Në rrafshin kombëtar, do të keni sigurisht bashkëpunim me partitë si në Kosovë apo Shqipëri e Maqedoni. Ju, pasi të jeni zyrtarisht kryetari Preshevës çfare do t’i kërkoni Prishtinës dhe Tiranës, çfarë ndihme, çfarë mbështetje?
Shqiperim Arifi: Ne vetëm duke qenë Opozitë kemi ndërtuar mardhënie të mira me Prishtinën dhe Tiranën. Gjithashtu kemi disa Projektideja të përbashkëta për Luginën, të cilët do të shihen në një të ardhme të shkurt. Kryesorja ka qenë që tani Komuna të udhëhiqet në të ardhmen në mënyrë Profesionale dhe me një Politikë të koordinuar me Tiranën dhe Prishtinën. Të stopohen përqarjet tona interne në Luginë dhe të kordinohemi me Shqipërinë dhe Kosovën. ALTERNATIVA ka mund të unifikoj spektrin Politik në Komunën e Preshevës, jo vetëm duke larguar një Pushtet keqqeverisësh 12 vjecar, por edhe duke larguar nga spektri politik tre Partitë e vogla. Tani kanë mbetur vetëm tre Parti me fuqi në Komunën e Preshevës, gjë e cila e lehtëson fuqimisht koordinim tonë mes vete dhe si rrjedhojë dhe me Tiranën dhe Prishtinën.
Presheva Jonë: Siç e dini ju Lugina e Preshevës jo vetëm nga liderët shqiptar në ballkan por edhe ata në Preshevë I konsideroj edhe I quan këto vise si Kosovë Lindore. Për të konfirmuar vullnetin e popullatës është mbajtur një Referendum me 1-2 mars të vitit 1992. Mendolni se ky Referendum duhet zbatuar?
Shqiperim Arifi: Referendumi i 1992 është vullneti i Popullit të Luginës së Preshevës dhe është bazë e çdo Qytetari dhe Partie Politike. Problematika është realizimi i Referendumit. Në këtë Kontekst ku Populli ynë për momentin gjindet, nuk duhet të jetë Prioiritet reailizimi i saj, përshkak se po shihet se nuk ka pasur pregaditje profesionale tek Politika jo deri më tani dhe për këtë nuk ka pasur edhe disponim nga Ndërkombëtarët për të shtyrë këtë Proces te para. E për Qeveritë e Serbisë te tre dekadeve të fundit mos të flasim. Dmth kanë qenë shumë faktor që e kanë bërë të pamundshme realizimin e Referendumit. Sot në Politikën Shqiptare dhe Ndërkombëtare nuk është Referendumi Prioretet. Ne në Luginë duhet të punojmë tash që të mbrojmë substancën tonë Kombëtare në këtë pjesë të Trojeve Shqiptare duke krijuar perspektiv ekonomike dhe menaxhuar komunën tonë profesionalisht. Ky është prioriteti kryesor. Mos e harroni shembullin e Gjermanisë të ndar. 45 Vite pas Luftës bashkimi ka ndodh në rrethana të paparashikushme, por mbrenda këtyre 45 Vite Prioriteti ka qenë në zhvillim ekonomik dhe Menaxhim profesional të shtetit. Kjo ka qenë prioritet në atë kohë për atë dhe duhet tani të jetë prioritet në këtë kohë për neve shqiptarët në përgjithësi, kurse për Luginën e Preshevës në veçanti. Vetëm kështu mundemi ta stopojmë një skenari e cila i përngjanë ,,çamërisë ‘‘. Për këtë që spjegova më lart, Populli në zgjedhjet e fundit më 24 Prill ka vendosur dhe na ka sjellë neve në krye të Komunës për të implementuar pikërisht këtë Politikë..
Kush eshte bashkebiseeduesi yne Shqiperim Arifi, kyretari i APN-së
Shqiperim Arifi eshte nga fshati Ternave i Preshevës. Eshtte i lindur dhe i rritur në Mannheim të Gjermanisë. Ka ambicie pro evropiane si nga kultura ashtu edhe nga puna. Eshte i martuar dhe ka tre fëmije. Me profesion eshte Ekonomist i diplomuar