largea_danaj-620x3301405337505Shqipëria Natyrale sipas tij, do të përfshijë një pjesë të madhe të territorit të Maqedonisë dhe gjysmën e Serbisë Jugore.

Danaj argumenton se protestat e fundit në Shkup kanë shpërthyer si shkak se shqiptarët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë në këtë vend.

Duke kërkuar të drejtat që u takojnë, Danaj thotë se shqiptarët u ngritën kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase.

“Gjatë protestës u përleshën me policët, të cilët ishin të armatosur deri në dhëmbë. Por protestat në Maqedoni duhet të vazhdojë. Hap pas hapi ky territor duhet të jetë i pastër dhe i lirë nga çdo diversitetit fetar apo etnik, një rebelim që duhet të shndërrohet në një lëvizje gjithëpërfshirëse qëllimi i së cilës është që përfundimisht të bashkohen me Shqipërinë”.

“Kjo është gjuha e vetme të cilën e kupton Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, por me sa duket edhe Brukseli. Populli shqiptar ka të drejtë të refuzojë të bashkë-ekzistojnë me qeverinë dhe njerëzit të cilët nuk i pranojnë ata. Ata janë të shtypur në vendin ku përbëjnë 35 për qind të popullsisë”, tha Danaj, duke shtuar se Maqedonia në vitin 2001 shmangi shpërbërjen vetëm për shkak se shqiptarët nënshkruan marrëveshjen e Ohrit, por dokumenti kurrë nuk u zbatua në të vërtetë.

“Një marrëveshje që ka vdekur dhe është varrosur. Por bashkë me të edhe Maqedonia si shtet”.
Sipas tij, të gjithë shqiptarët me gjithë zemër e mbështesin idenë dhe projektin e krijimit të një Shqipëri Natyrale, territori i të cilës përfshinë Shqipërinë, Kosovën pjesë të Serbisë jugore deri në kufirin e Nishit, Maqedonia perëndimore, disa komuna në pjesën lindore të Malit të Zi, si dhe zonën e Çamërisë në Greqinë e veriut.

“Ne nuk do të lejojë të hyjnë në Bashkimin Evropian si një Vilajet neo-otoman. Ne do të integrohem në komunitetin evropian si një shtet modern. Vetëm shikoni se çfarë parulla mbajnë protestuesit në Shkup. Ata mbajnë parulla “Shqipëri etnike” dhe hartën që tregojnë kufijtë e “Shqipërisë Natyrale”. Kjo do të thotë se në thelb e kuptojnë dhe mbështesin idenë e projektit tim. Edhe fqinjët tanë, për aq kohë sa ata duan që në rajon të mbijetojë paqja dhe stabiliteti, duhet ta pranojnë “Shqipërinë Natyrale”, ka thënë Danaj.

SHPËRNDAJE