Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë një portal të përbashkët albanologjik, që do të jetë në shërbim të të gjithë atyre të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth studimeve të kësaj fushe.

Marrëveshja e nënshkrua në Tiranë nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, Sali Bashota.

Ky portal do të krijojë një hapësirë të unifikuar që i jep mundësi përdoruesve dhe lexuesve përtej dhe këtej kufirit të kenë më shumë mundësi.

Ai do të jetë jo vetëm në shërbim të lexuesit të zakonshëm, por edhe studiuesve shqiptarë e të huaj të shkencave albanologjike. Një marrëveshje e tillë parashikohet dhe me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët.

SHPËRNDAJE