John Goçi, amerikani me origjinë shqiptare i cili njëherazi njihet në opinionin shqiptar edhe si menaxheri amerikan i këngëtares së njohur kosovare, Genta Ismajli, është arrestuar.

Goçi është anëtar i bordit të shkollës në Wayne Westland dhe së fundi ishte bërë i njohur pas fushatës së tij për Kongres. Ai është akuzuar të mërkurën dhe mund të përballet me 5 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtor. Sipas “Panorama”, ai është rrestuar me dyshimin se ka gënjyer agjentët federalë në Shtetet e Bashkuara, pas hetimit që pasoi nga pronari i një fast food-i të njohur atje.

John gjatë luftës në Kosovë ka shërbyer në kuadër të forcave ndërkombëtare e më pas është larguar drejt Shteteve të Bashkuara, ku menaxhonte karrierën ndërkombëtare të Genta Ismajlit, e më pas filloi fushatën për t’u bërë kongresmen, për të cilën edhe Genta e kishte përkrahur. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE