Veteranët e luftës së fundit në Luginë të Preshevës kujtuan sot përballjen e parë me forcat e ushtrisë, policisë dhe paramilitarët serb 17 vite më parë në fshatin malësor të Bujanocit. Eprorët e kësaj lufte, derisa u takuan me ish ushtarë e bashkëluftëtarë ndanë edhe mirënjohje për statusin e veteranit të luftës së UÇPMB-së.

“26 janari i vitit 2000 në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, sa ishte ditë kobëzie aq edhe doli të jetë ditë krenarie dhe lavdie, meqë forcat serbe të stacionuara në Luginë po atë ditë kur vranë vllerzërit Saqipi, popullatës së atyshme u dolën në ndihmë pushkët e Shefket Hasanit, Vehbi Hajdarit e Arsim Zahirit. Aty rilindi historia e re e një lufte të rinisur mes shqipatëve dhe serbëve, që këta të fundit ende të etur për gjak po trazonin ato treva”, – kështu e nisë tregimin njëri nga ish eprorët e shtabit të përgjithshëm të UÇPMB-së, Sami Azemi – Haxhia.

Azemi tha se sot ishin tubuar në Gjilan për të shënuar ditën kur 17 vite më parë I dolën ballëhapur forcave paramilitare e milatare serbe, ndërkaq për t’ua njohur kontributin në atë luftë, u shpërbanë mirënjohje  rreth i 200 veteranëve të luftës së UÇPMB-së.

Sipas komandant Haxhiut, kjo është vetëm një nismë, pasi në bashkoordinim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së dhe ish eprorët e kësaj lufte , në të ardhmen pritet të shpërndahen edhe mirënjoheje të tjera, për të gjithë ata që luftuan apo të tjerë që në forma të ndryshme kontrbuan për çështjen e shqiptarëve të Luginës gjatë periudhës së luftës.

Image

Në anën tjetër ish shefi politik I UÇPMB-së, Jonuz Muslu, tha se kushtrimi I lëshuar në atë zonë mblodhi djemt më të devotshëm të kombit anëmbanë trojeve shqiptare, për të luftuar të keqen e për të sjellur lirinë.

“Jeni ju ata të cilët jeni më meritorët për luftën Çlirimtare në Kosovën Lindore, prandaj edhe më besoni se e kam më të vështirë kur flas me ju. Sepse, sikurse ju edhe unë nuk jam I kënaqur me gjendjen që mbizotron atje, sikurse edhe me në të gjithë sferën shqiptare. Megjithate, jemi në hapat e fundit kur shqiptarët po ngjiten drejt qëllimit të vet, drejt sukseseve dhe ky është viti kur ne duhet do të ngadhënjejmë në realizimin e qëllimeve tona. Ne duam që qëllimet tona t’I arrijmë me mjete paqësore, por nëse Beogradi rrite represionin dhe dëshiron luftë, ne nuk do të ikim nga trojet tona dhe do të luftojmë sërish”, theksoi Musliu.

Kreu I OVL UÇPMB-së, tha se deri në muajin maj pritet që të gjithë ata që kanë vepruar gjatë luftës së fundit në Luginë të Preshevës, të pajisen me mirënjohje për kontribunin dhe veprimtarin e kryer gjatë asaj periudhe.

Ndryshe gjatë ditës së sotme ishin vënë kurore lulesh në vendet ku kanë rënë dëshmorët si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve

SHPËRNDAJE