Deri sa Kosova eshte ne prag lufte nga kercnimet Serbisë, vqeria kosbare e udhehqur nga Hshim Thaci dhe  Isa Mustafa kanë “vakt” me u marr me opoziten shqiptare te cilet jane kurizo te dijune  se kush dhe rpej ng u “financua gazi lotsjellës e molotovi” te cilet nuk elufotjne koucpionin ne qveri e as nuk bhene hetime kunder varsjeve te bashkepuntorevte pamavresise Rugova dhe serbev qe dhunuan mbi 20.000 kosovare ?!, shkruan agjncia e lajmeve “Presheva Jonë”
“Definitivisht, Serbia është duke përdorur modelin rus në Ukrainë. Po dërgon civilë, por edhe njerëz me uniforma në veri dhe është duke armatosur serbët me armë dore, por edhe me armë të tjera, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t‘u mbrojtur nga kinse sulmet shqiptare”, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërsa kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të shumta nga partitë politike opozitare. “Bota Sot” ka provuar të marrë qëndrime edhe nga presidenca dhe kryeministria për të marrë përgjigje se pse Kosova ka lënë mundësinë që Serbia të armatos serbët e veriut të Mitrovicë, por presidenca nuk është prononcuar ndërsa kryeministria nuk ka dashur të komentojë asgjë. “Nuk komentojë unë deklarimet e presidentit” është shprehur shkurt, zv.ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.
Kosova e nënshtruar ndaj Serbisë
Ndërsa, Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje thotë se është absurditet të flitet për rrezikun që mund të vjen nga Serbia nga ata që vetë bisedojnë me Serbinë.
Zyrtari për media në Lëvizjen Vetëvendosje, Shkodran Hoti, thotë se qeveria e Kosovës është e nënshtruar ndaj Serbisë dhe kjo dëshmohet me pafuqinë ndaj Beogradit.
“Ne vazhdimisht po e theksojmë se Qeveria e Kosovës është një qeveri e nënshtruar karshi Serbisë dhe këtë po e dëshmojnë me koncesione të vazhdueshme që po i bëjnë në dëm të kurrizit të Kosovës dhe këtë po e dëshmojnë me pafuqinë e tyre edhe ndaj Beogradit zyrtarisht, por edhe ndaj degëzimit të Beogradit në Kosovë, Listës Srbska. Ne mendojmë se është absurditet i madh që tna flitet në vazhdimësi për një rrezik që mund të na vjen nga Serbia dhe në anën tjetër të shkohet dhe të ulet në tyrezën e bisedimeve” shprehet Hoti.
Ai thotë se është e rëndësishme që dialogu të krijohet mbi bazën e parimeve dhe kushteve.
“E theksojmë prapë që është shumë e rëndësishme që dialogu të ndërtohet mbi bazën e parimeve dhe kushteve. Ne mendojmë që z.Thaçi, por as qeveria e Kosovës nuk janë të aftë ta kuzhtëzojnë dhe ta realizojnë një dialog në parime, prandaj mendojmë që hap i domosdoshëm është ndërprerja e dialogut dhe kjo është mënyra e vetme se si parandalohet Serbia dhe se si parandalohen edhe provokimet e saj” pohon Hoti.
Pyetur se nëse Kosova ka kapacitete dhe mundësi për t’i parandaluar serbët, ai thotë se mënyra më e lehtë është ndërprerja e bisedimeve.
“Realisht për këtë po themi mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke i ndërprerë negociatat sepse këto negociata kanë prodhuar cenim të sovranitetit secilën herë e më shumë dhe cenim të integritetit territorial. Hyrja në negociata i prodhon të gjitha provokimet siç është muri, treni dhe arrestimi i z.Haradinaj dhe këto negociata mund të rezultojnë edhe me koncensione tjera të dëmshme, prandaj meqë kjo qeveri është e paaftë dhe e pafuqishme karshi Serbisë e vetmja mënyrë është të tërheqen nga dialogu dhe të ndërpritet dialogu” thotë Hoti.
Ai shprehet se nuk mund të japin konstatime nëse Serbia po përgatitet dhe nëse synon të nxisë trazira dhe konflikte në Kosovë, por thotë se Serbia nuk po e ndryshon gjuhën ndaj Kosovës.
“Nuk mund të japim konstatime konkrete nëse Serbia po përgatitet dhe nëse synon të nxisë trazira dhe konflikte në Kosovë, por ajo që ne e themi është që Serbia nuk po e ndryshon gjuhën karshi Kosovës. Mund të themi se ajo i ka shtuar provokimet por kjo nuk është diçka e re, pasi ajo ende na cilëson si pjesë të saj dhe ne përsëri ulemi në bisedime me të, pa na kërkuar falje për gjithë gjenocidin e bërë” potencon Hoti.
Thaçi e Mustafa përgjegjës për situatën
Ndërsa, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës thotë se presidenti dhe Kryeministri kur flasin për serbët e veriut krijojnë përshtypjen thuajse janë duke folur për qytetarë të një shtetit tjetër.
Anëtari në largim i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, thotë se Presidenti dhe Kryeministri janë përgjegjës për secilin qytetar në çdo cep të territorit të Kosovës, por edhe për shkeljet ligjore dhe rreziqet e sigurisë.
“Presidenti Thaçi e Kryeministri Mustafa, kur flasin për serbët e veriut, të lënë përshtypjen se është fjala për qytetar të një shteti tjetër. Ata nga funksioni që kanë janë përgjegjës për çdo qytetar në çdo cep të territorit të Kosovës dhe janë përgjegjës për çdo shkelje ligjore apo rrezikim të sigurisë” thotë Berisha.
Sipas Berishës, funksionarët në vend se të përfundojnë detyrën e tyre ata merren me deklarata patriotike. Ai pohon se Serbia nuk do të ndalet në destabilizimin e Kosovës dhe ajo paralelisht vepron përmes bisedimeve që formalisht janë të Kosovës e praktikisht të Serbisë.
“ Për fat të keq, në vend të kryerjes së detyrës këta po merren me deklarata, tash patriotike, thua se jemi në vitet’97 kur Kosovën e administronte Serbia. Serbia, natyrisht që nuk do të ndalet në destabilizimin e Kosovës, dhe ajo paralelisht vepron përmes mekanizmave të vet shtetëror dhe mekanizmat e trupat serbe që i ka krijuar në Kosovë përmes bisedimeve, që formalisht janë të Kosovës e praktikisht të Serbisë. Thaçi e Mustafa janë bërë vegël e kësaj loje të Serbisë dhe e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje, që nuk administrohet, të lëndueshme, me institucione të brishta dhe ekonomi të shifrave mashtruese. Serbia e ka kapur momentin e gjendjes aktuale në Kosovë dhe tash ka kaluar në ofensive” thekson Berisha.
Hashim Thaçi po frikëson qytetarët
Kurse, Nisma për Kosovë, thotë se Hashim Thaçi nuk duhet t’i bëjë deklaratat e tilla që e frikësojnë dhe që krijojnë panik tek qytetarët.
“Serbia vazhdimisht ka krijuar tension në Kosovë dhe ka tentuar të nxisë konflike përmes provokimeve që i ka bërë kohë pas kohe. Muri në Veri, i ashtuquajturi Treni rus, vetëkrijimi i një sistemi paralel që nga paslufta në veri të gjitha kanë qenë tendenca të Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe rajonit. Po ashtu hyrjet ilegale të zyrtarëve të lartë serbë në territorin e Kosovës kanë qenë tetativa të tyre për krijim të tensioneve që do të çonin në konflikt. Hashim Thaçi nuk duhet të bëjë deklarata të tilla që e frikësojnë dhe krijojnë panik tek qytetarët” u shpreh anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani.
Hasani pohon se armatosja e serbëve nuk është diçka e re dhe shton se presidenca dhe qeveria është dashur ta parandalojnë çdo ndërhyrje të Serbisë.
“ Presidenca dhe qeveria është dashur që të parandalojnë çdo ndërhyrje të Serbisë në vend. Armatosja e serbëve, nuk është dicka e re sepse ata kanë qenë të armatosur gjithmonë. Fatkeqësisht, shteti jonë e ka dëshmuar që nuk ka kapacitet që të ndal këtë dukuri apo çdo gjë tjetër që bëjnë serbët në veri meqë ajo pjesë është pothuajse tërësisht jashtë kontrollit të autoriteteve të Kosovës. Po të mos ishte për prezencën e forcave ushtarake të NATO-së, Serbia moti do të ja mësyente Kosovës.” thekson Hasani.
Ai thotë se Kosova duhet ta krijojë ushtrinë në mënyrë që të bëhet një siguri dhe stabilitet më i madh.
“Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejt të krijojë ushtrinë e Kosovës dhe ta pajisë me armatim modern sepse kjo vetvetiu do të krijonte siguri dhe stabilitet më të madh” pohon  Bajram Hasani
SHPËRNDAJE