Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga afërsia e zyreve të dy krerëve shtetërorë, Thaçit e Kurtit, që mbrëmë flisnin me njëri-tjetrin për “mejdan”, u ka thënë “hajdeni, këtu më gjeni”.

Përplasjet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaçi, kane arritur në një nivel tjetër, kur Presidenti përmes një lidhjeje direkte në një emision, tha se zv.ministri i punëve të Brendshm, Xhelal Sveçlën, t’i shkojë në shtëpi e ta marrë me vete edhe shefin e tij, kryeministrin. Kurti më pas e ftoi Thaçin për përballje, jo në shtëpi, por në studio televizive. Me krejt këtë ka ironizuar Shpend Ahmeti.

Ahmeti, përmes një videoje, u ka kërkuar krerëve të shtetit të shkojnë ta gjejnë atë, të marrin edhe njerëz të tjerë me vete, e të ndihmojnë qytetarët.

“Gjendëm saktaksiht në mes të Qeverisë dhe Presidencën. Distanca e njëjtë. Vec desha t’ju them këtu jam, duke ju pritur jam. Merreni kë doni, këtu me gjeni. Merrni më shumë njerëz, e hajdeni t’i shpërndajmë disa ndihma, pako ushqimore, për ata që kanë nevojë. Lini këto sende, e më mirë t’i ndihmojmë qytetarët deri të kalojë pandemia. Këtu më keni”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

SHPËRNDAJE