Konkursi për Amblemën e Këshillit Kombëtar Shqiptar është publik për të gjithë të interesuarit, pa kufizime.

 

        Aplikantët duhet të kenë parasysh që amblema të identifikojnë

Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

 

 

Aplikacionet për amblemë do të pranohen nëse mbërrijnë deri në afatin e caktuar me këtë konkurs, dhe që janë në përputhje me kriteret dhe rregullat e përfshira në konkurs.

 

 

 

Kriteret për propozimet për përzgjedhjen e Amblemës së Këshillit Kombëtar Shqiptar:

 

 

1.  Pjesëmarrësit në konkurs inkurajohen t’i paraqesin propozimet për Amblemën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, e cila:

 

 

–    janë të thjeshta në dizajn dhe skemë të ngjyrave, pa fjalë, slogane apo moto;

–    janë unike dhe origjinale;

–    janë lehtë të dallueshme; dhe

–    pasqyrojnë traditen, kulturën, historinë dhe doket e    popullit të Luginës së Preshevës.

 

 

2.  Për t’ju përmbajtur propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen në mënyrë specifike, të gjitha propozimet:

 

 

–    nuk duhet të paraqesin apo përngjajnë me amblemën e cilitdo shtet/institucion ose me flamurin dhe stemën e cilësdo parti politike, lëvizje apo institucioni të Serbisë ose të implikojnë çfarëdo besnikërie.

 

 

 

 

 

Aplikacionet duhet dorëzuar në zarf të mbyllur si vijon:

 

3.  Dizajni/dizajnimet amblemës me ngjyrë të vendosur në fletë letre të formatit A4 (vetëm një dizajn për fletë). Dizajni mund të vizatohet me dorë ose me kompjuter. Emri dhe kontaktet nuk duhet vendosur në këto fleta.

 

4.  Në një letër të veçantë të formatit A4, duhet theksuar këto informacione: emrin dhe mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, datën dhe vendin e lindjes, si dhe një kopje të reduktuar të amblemës në të njëjtën letër. Të njëjtat të futen në një zarf të veçantë të mbyllur dhe të dërgohet e bashkëngjitur me dizajnin e flamurit ose stemës përkatëse.

 

 

5.  Një deklaratë e aplikuesit si vijon:

“Ky është punim imi. Unë e autorizoj Komisionin për Zgjedhje ta publikojë ose ta paraqes dizajnin e Amblemës gjatë dhe pas konkursit. Nëse zgjidhet dizajni im, unë autorizoj shfrytëzimin e saj si amblemë, pa përkufizime kohore apo forme dhe pa kërkesa privilegji ose shpërblime të tjera, përveç shpërblimit që është i paraparë me këtë konkurs.”

 

Nëse aplikohet me më shumë se një dizajn për amblemë, secili dizajn individual duhet të jetë në fletë të formatit A4 të veçantë.

 

Emri dhe kontaktet e dizajnuesit duhet të jenë të theksuara qartë në një ose më shumë fletë letre të formatit A4, së bashku me kopjen e reduktuar të dizajnëve në zarf të veçantë, të mbyllur.

 

·         Dizajni i Amblemes mund t’i bashkëngjitet një përshkrim i shkurtër (jo më shumë se 150 fjalë), si shpjegim i konceptit, të shkruar në një letër të veçantë, në cilëndo nga gjuhët zyrtare.

 

·         Kur të dërgohet aplikacioni, ai bëhet pronë e Komisionit të konkursit. Duke pasur këtë parasysh, aplikanti nuk mund të publikojë, shfaqë ose të përdorë dizajnin në çfarëdo paraqitje publike, deri sa të finalizohet konkursi dhe të zgjidhet Amblema. Nëse nuk i përmbahet kësaj rregulle, aplikanti mund të shkualifikohet menjëherë.

 

 

Propozimi që përzgjidhet nga komisioni, do të shpërblehen:

               = 40.000.00 RSD.

 

Organizatorët e konkursit nuk mbajnë përgjegjësi ose detyrim për ndonjë padi gjyqësore, të ngritur si rrjedhojë e aplikimit me materiale plagjiat ose të ngritur si rrjedhojë e udhëheqjes së konkursit.

 

Aplikacionet për konkurs duhet të dorëzohen jo më vonë se në orën 15:00, datë:  17.02.2012 nga data e publikimit.

 

Aplikacionet mund të dorëzohen drejtpërdrejt prej orës 9:00 deri në orën 15:00, apo përmes postës, në zarf të thjeshtë, ku me qartësi duhet theksuar adresa si vijon:

 

_________________________________

Keshilli Kombetar Shqiptar

Komisioni per Konkursin e Amblemes

 

Rr. K.Petroviq –

Shtepia e Kultures Kati i 2

17520 Bujanovac

R. Serbise

___________________________________

 

 

Në këtë konkurs nuk mund të aplikohet përmes postës elektronike për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit.

SHPËRNDAJE