I nderuar zoti Ministër,

Në bazë të vlerësimit të gjendjes dhe kërkesave nga studentët dhe institucionet që përfaqësojnë qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë:

 

  • Që në degët e fakulteteve të UP-ës Edukim, Juridik dhe Ekonomik në Gjlan të rriten kuotat për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës,
  • Të rrespektohet vendimi i mbledhjes së fundit të Senatit të UP-ës i datës 11.07.2012, që parasheh aktivizimin e programeve të fakultetit të Edukimit në Gjilan Histori dhe Gjeografi me Edukatë Qytetare, për arsye se përkon direkt me kerkesat dhe nevojat e qytetarëve të kësaj pjese (luginës së Preshevës) anamoravës në përgjithësi.

 

 

Këto kërkesa janë të kaherëshme dhe si të tilla i kontribuojnë mundësive dhe kujdesit të qyetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët Shqipëtarë të luginës së Preshevës, andaj apelojmë që të aprovohen këto kërkesa sa më parë, para se ato të ndërrojnë formë.

 

 

LETRA  DREJTUAR MINSIRRIT TE ARSIMIT DR.RAMË BUJA ËSHTË DËRGUAR NGA :

Parlamenti i Studentëve – Universiteti i PrishtinësShoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA”Unioni i Studentëve Pro Europian

Këshilli i Studentëve – Gjilan

SHPËRNDAJE