Polemikat e rrepta që u krijuan në mes shqiptarëve, madje duke i quajtur disa kosovarë që luajnë për Zvicrën tradhtarë, si duket do të kenë vazhdimin e tyre. Lajmi i fundit që vjen nga shteti helvetik, sipas gazetës “Zhurnal Plus”, është se Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami pas ndeshje, në biseda që kanë pasur me disa persona, kanë  shprehur dilemën nëse do të paraqiten në ndeshjen e dytë në mes këtyre dy përfaqësuesve, më 11 tetor 2013, pasi këta të fundit frikësohen për sigurinë e tyre.

Të dy këta lojtarë ishin cak i disa thirrjeve jo të këndshme ndaj tyre. Behrami madje u gjuajt gjatë lojës edhe me shkopinj, kurse Shaqiri u quajt tradhtar.

SHPËRNDAJE