Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit ka dërguar një shkrese në në Federatëne Futbollit të Kosovës, në të cilën paraqitet opinioni i zyrës ligjore mbi legjitimitetin e kuvendit të 6 Prillit të FFK-së, ku kjo e fundit pritet ta zgjedhë kryetarin e sajë për katër vitet e ardhshme. Deri këtu gjithcka do të ishte në rregull, sikur në redaksinë tonë të mos arrinte një fotografi në të cilën shihet zyrtari i lartë ligjor për sport në këtë ministri, Ramiz Shala bashkë me ish-nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës njëherit deputetin Bekim Haxhiu.


Nuk mund të themi me siguri, por, duke pas parasysh përpjekjet e vazhdueshme të z. Haxhiu për tu faktorizuar brenda FFK-së, e të cilat përpjekje së fundi në shikim të parë duken të jenë heshtur ose të paktën të zbehura, pas kësaj fotografije ku shihet afërsia e z. Haxhiu me zyrtarin ligjor për sport në MKRS, z. Ramiz Shala, duket se z. Haxhiu nuk është tërhequr nga tentimi për të shtrirë ndikimin e tij brenda FFK-së, por, ka ndërruar stilin e punës.
Le të shohim se cilat do të jenë zhvillimet në dy javët e fundit që kanë mbetur, nëse z. Agim Ademi do të jetë në garë me z. Gramoz Vokrri të cilit po i kontestohen nënshkrimet, por, sido që të ndodhë, kushdo që fiton, futbolli ka nevojë për veprime që e ndihmojnë e e zhvillojnë dhe se njerëzit të politikës të cilët e dijnë shumë mirë se duke u përzier në këto punë e dëmtojnë futbollin vendor, duhet të kenë kujdës dhe ta duan futbollin, për hirë të rinisë së mrekurueshme që ka vend.

SHPËRNDAJE