Pas zhurmes se madhe qe u krijua neper studi televizive kosovare, ne lidhje me “zbulimin” e nje letre ku thuhej se UEFA i kishte ndaluar presidentit te FFK-së te mirrej me futboll deri ne fund te ketij viti, me ne fund ka folur zeri i se vertetes, kaq shume i munguar.

Sot, ne FFK ka arritur nje shkrese nga UEFA ne te cilen ata japin sqarime ne lidhje me aludimet se z. Ademi e ka te ndaluar te merret me futboll, duke thene se kjo absolutisht nuk qendron dhe se z. Ademi eshte i lire te punoje e veproj per futbollin.

E njoftimin ne lidhje me kete shkrese, permes facebookut e ka bere vete z. Ademi, duke iu quar edhe njehere mesazh atyre qe sipas tij po e shantazhojne procesin zgjedhore, se ai nuk do te ndalet ne punet e mira per futbollin ne vend.

JA POSTIMI I PLOT I Z. ADEMI:

 

Letër nga UEFA në lidhje me sqarimin paraprak

Sot FFK ka pranuar nga UEFA letrën sqaruese, në të cilën letër UEFA konfirmon se ndaj meje nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë vendim ndalese.

Siç mund të shihni nga kjo letër, ndaj meje nuk ka asnjë vendim dhe as ndalesë nga ndonjë organ i UEFA-së, ndërsa vendimi i cili ka qarkulluar në media, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë efekt juridik pasi që ishte anuluar nga vet organi përkatës i UEFA-s, sepse Gjykata Supreme e Kosovës me anulimin e aktgjykimeve respektivisht kthimit të çështjes në rivendosje, kishte gjetur se përfundimet e instancave tjera gjyqësore nuk ishin të bazuara në prova dhe fakte, respektivisht kishte nxjerr konstatime rreth pafajësisë sime në këtë çështje.

Shantazhet dhe të pavërtetat e individëve që kanë përfituar nga FFK-ja pa meritë, nuk mund të ndalin FFK-në dhe as mua në avancimin e futbollit të Kosovës dhe punët e mira të FFK-së që po bëhen në partneritet me UEFA-n, FIFA-n dhe institucionet qeveritare të Kosovës.

Ju faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që nuk kanë rënë pre e manipulimeve, por kanë besuar në punën time dhe të Federatës.

Me respekt,
A. A.

 

SHPËRNDAJE