Real Madridi dhe Manchester United janë duke punuar rreth një shkëmbimi spektakolar Toni Kroos – Paul Pogba, sipas të përditshmes gjermane Bild.

Klubi mbretëror spanjoll e kërkoi mesfushorin francez Pogba gjatë afatit kalimtar veror, por dështoi të arrijë marrëveshje me Unitedin për të.

Madridi po e përgatit lëvizjen e radhës për afatin kalimtar të janarit. Sipas Bild, marrëveshja do të duket kështu: shkëmbim kokë me kokë, Kroos për Pogban.

“Djajtë e kuq” ka kohë që janë të interesuar për përfaqësuesin gjerman. Madje mes tyre dhe Madridit ka pasur kontakte për të. Në janar, Unitedi kishte bërë ofertë në vlerë 75 milionë euro për Kroos.

Kjo ofertë kishte qenë arsyeja pse ai e kishte vazhduar kontratën deri më 2023 më të bardhët.

Por, Reali tani dëshiron ta heqë qafe Kroosin në janar. Por, transferimi i tij në United mund të ndodhë vetëm nëse në marrëveshje përfshihet Pogba.

SHPËRNDAJE