Résultat de recherche d'images pour "SHHLP-së zvicer shefket hasani"Rebstein, 27 janar  -Sot ne Reastaurantin Pizzeria Ochsen në Rebstein (SG) te patronit Xhalal Shahinit nga Presheva ështe mbledhur kryesia e  re SHHLP-së, ku per kryetar te ri zgjodhen Ferat Rashitin, kurse per skretar Bejtulla Beluli, ndersa veprimtari i pandalshëm i shoqatës ish-komandanti i UCPMB-së  Shefket Hasani, u zgjodh arkatar, veprimtar ky i dëshmuar i çështjes kombëtare i cili ishte i pari qe ja kishte kthyer pushken Serbisë- Kryetar nderi i SHHLP-së, u zgjodh, ish kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, duke iu vlerësuar puna e madhe gjatë këtyreve viteve në shoqatë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Ish-komandti i UCPMB-së Shefket Hasani: Pas humbjes se Jonuz Musliut, pak burr kane mbetur ne Presheve me ideale e aktivtete kombërtare

Résultat de recherche d'images pour "zvicer shefket hasani"Sot ne Rebstein (SG) kryesia e kaluar e SHHLP-së, anëtarë si dhe bashkëkombas të trevave të ndryshme të atdheut u tubuan për të marur pjesë në një takim vëllazëror dhe për të mbajtur Kuvendin e pestë të SHHLP-së. Shoqatë Humanitare e cila edhe pse ka një anëtarësi jo edhe të madhe dhe me një shumë simbolike me nje pagese vjetore (30 frangash) ajo ka ndihmuar aq shumë, sa që i kanë marë lakmi shumë veprimtarë të dëshmuar të atdheut.

Për këto dhjetë vjet, kanë bërë aq shumë, sa që vërtet ka mbetur në histori për brez pas brezi. Kanë ndihmuar familjet e dëshmorëve, jetimët si dhe studentë e projekte të tjera humanitare, ku është kërkuar në raste të ndryshme. Shpesh, kryesia, kryetari i kësaj shoqate, e tash ish kryetari, z.Fazli Musliu, për të treguar bardhësinë e punës, gjithmonë ka dhënë foto dhe material që të shihen se si po ndahen ndihmat, pra, pa pasur as një cent keqpërdorim, apo për përfitime të tjera.

Kryetar u zgjodh, Ferat Rashiti, Bejtulla Beluli, sekretar, ish-komandit i UCPMB-së  veprimtarë i pandalshëm i shoqatës, Shefket Hasani, arkatar, ky veprimtarë i dëshmuar i çështjes kombëtare. I madh e i vogël e njohin punën dhe veprimtarin e  madhe kombëtare që e ka dhënë ky veprimtarë, Shefket Hasani, por ai u zotua, se do të jetë me kryesinë me shpirt. Të gjithë e vlerësuan lart punën dhe përkrahjen e madhe të komandtiti Shefket Hasani i cili ishte i pari qe ja kishte kthyer pushken Serbisë.

Me një minutë heshjte u nderua edhe vepra e madhe kombëtare, e z.Jonuz Musliu
Që të gjithë u ngritën në këmbë për të nderuar veprën kombëtare, të patriotit, bashkëkombasit tonë, Jonuz Musliu, i cili ndërroi jetë para pak ditësh. Të gjithë kujtuan përkrahjen e madhe që i ka dhënë shoqatës dhe që ka marrur pjesë edhe disa herë në Akademi. I qoftë i përjetshëm kujtimi, thanë të gjithë të pranishmit. “Ishte mer shume se kryetar i KKSH-së dhe i Kuvendit ishte atdhetar i pasoq te cilit as ne lute as pas lufte nuk i beri syri vrik për balle Serbisë. Ishte lider dhe zëdhenes i Lugines, cka Presheva ka humbur nje njeri shume te madh. Allahu eshte shperblefte me xhehent…” ka thëne per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” komandant Shefekt Hasani sipas te cilit lideret e Lugines se Presheves  te ndjekin rrugen dhe rolin e tij sigurisht Lugina do te jete me ndryshe dhe jo asht siq eshte sot shkret poltikisht dhe ekonomikisht…

SHPËRNDAJE