Autoritetet sereb  kane ndalur shafqjen per femije “Skednerbeu te Teatrit të Kukullave ,,Xixëllonjat e Lezhës” snë Medvegjë, që organizohej kuadër të festimit të Vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

 

 

Image

Eshte e quditshme se si në Medvegjë, fatkeqësisht, mbyllet dera e sallës së pallat

it të kulturës për të mos u paraqitur teatri i kukullave me pjesën teatrale kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Lidhur me këtë skandal vijnë reagimet e para nga Bujanoci dhe Presheva, drejtorët e pallateve të kulturës: Jetmir Ismaili dhe Gani Veseli, kanë kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe deputeti popullor Fatmir Hasani, të reagojnë në instanca më të larta dhe te faktorët ndërkombëtarë për këto dukuri joqytetëruese të pushtetit centralist në Medvegjë. Ngjashëm ka ndodhur edhe para disa ditësh, kur policia e Medvegjës, ndaloi shkrimtarët nga Presheva, të cilët kishin disa libra shqip me vete për të organizuar një orë letrare me rastin e Ditës së Mësuesit.

Në këtë drejtim po e japim të plotë edhe reagimin prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.

“E pabesueshme, por edhe kjo ndodhi në Medvegjë.

Më 23 mars 2018, TQKF nga Lezha erdhi që të njëjtin program ta paraqes edhe në shtëpinë e kulturës në Medvegjë, më 24 mars 2018. Mirëpo, dyert e këtij institucioni ishin të mbyllura për shqiptarët dhe pas një pritjeje prej orës 9.oo-10.oo, të paraditës, në dëborë dhe të ftohët, të trupës artistike dhe të shqiptarëve të Medvegjës, ata u detyruan të kthehen të brengosur skajshmërisht për një veprim të tillë jo njrëzor, jo kulturor, jo demokratik dhe jo civilizues për fillimshekullin e njëzet e një. Të cekim se TQKF e Lezhës në mënyrë zyrtare iu kishte drejtuar kryetarit t? komunës së Medvegjës, më 5 mars 2018, për këtë aktivitet e duke u bazuar në deklarimin e Presidentit të R. së Shqipërisë në vizitën e 27 nëntorit 2017 në Bajë të Siarinës, se duhet filluar me kontakte e aktivitete të kulturës për zhvillimin e bashkëpunimit ndërshtetëror…

Falënderojmë vëllazërisht anëtarët e TQKF nga Lezha, 8 nxënësit e kl. V-XII, 2 profesoreshat, inxhinierin, kompozitorin dhe në veçanti vozitësin e autobusit, i cili në natën e akullt të së premtes, me shkathtësinë e veçantë, me në krye drejtorin e madh z. Marçelo Lacajn, i solli në Medvegjë këta misionarë të kulturës shqiptare. Le të na mbaj shpresa se edhe ky primitivizëm mesjetar i shtetit të Serbisë dhe kjo shkelje e rëndë e të drejtave të shqiptarëve së shpejti do t’i takoj një të kaluare jocivilizuese”, thuhet në reagimin e prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.

SHPËRNDAJE