OECD: Në tremujorin e fundit 2011, ekonomia rritet me 0,7%

Dollari fiton pikë ndaj monedhës evropiane. Viti 2011 ka shënuar një përmirësim të ekonomisë amerikane. Në raportin e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vihet re se në tremujorin e fundit të 2011 ekonomia e SHBA ka shënuar një rritje me 0,7% me shumë se tremujori i mëparshëm. Sipas OECD-së sektorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e PBB kanë qenë Ndërtimi dhe rezervat e konsumit privat.
Në total ekonomia në vendet anëtare të organizatës ka shënuar rënie në këtë periudhë dhe i vetmi vend me rezultate ppozitive janë SHBA. Por një tjetër statistikë e fundit tregon se edhe papunësia ka shkuar në rënie. Sipas të dhënave e departamentit të punës në katër javët e fundit numri i kërkesave të reja për asistencë papunësie ka rënë mesatarisht me 24 mijë e 500 njësi. Vetëm në javën e fundit të marsit këto kërkesa janë ulur me 6000 njësi duke shkuar në kuotën e 357.000 njësive.
Ky është edhe niveli më i ulët i kërkesave për pagesat e papunësisë në katër vitet e fundit, që nga prilli i vitit 2008. këto të dhëna kanë ndikuar ndjeshëm në kursin e këmbimit valutor mes euros dhe dollarit amerikan. Aktualisht monedha europiane këmbehet në 1,3060 kundër monedhës së gjelbër amerikane.

SHPËRNDAJE