Shemsi Nuhiu edhe pse është qytetar i Kosovës, Prishtina zyrtare ende nuk ka kërkuar ekstradimin e tij nga policia zvicerane që sipas z. Falco Galli nga Zyra Federale e Drejtësisë në Bernë « kjo nuk është punë e jona e as praktike që ne nga Berna t’i themi Prishtinës bënë një kërkesë të tillë.. » , njoftonë Agjencia Informative Kombëtare “Presheva Jonë”



Bernë, 18 prill/ AIK-Presheva Jonë 

Shemsi Nuhiu është arrestuar me kërkesën e një gjykate serbe për shkak se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe akuzohet për ‘gjoja krime ndaj njerëzimit”.

Më 14 prill 2011, mu në ditëlindjen e tij, në Vevey të Zvicrës është arrestuar Shemsi Nuhiu. Arrestimi i tij është bërë nga Zyra Federale Drejtësisë me kërkesën e bërë më 8 mars nga Ambasada serbe në Bernë. Kështu ka deklaruar për AIK “Presheva Jonë”  Falco Galli nga Zyra Federale e Drejtësisë në Bernë, duke përkujtuar se neni 3 i Konventës Evropiane për ekstradim, nuk është dhënë për vepra penale politike. Sipas kërkesës serbe, ai qenka banorë i Serbisë, që në fakt ai është qytetar i Kosovës dhe jo i Serbisë, njoftojnë burimet tona. Ketë na e konfirmuan sikur familjarët e të arrestuarit ashtu edhe nga Berna.

« Një gjykatë serbe atë e ngarkon Shemsi Nuhiun se ka qenë pjesëtar i UCK-së në anën e Gjilanit i cili akuzohet për krime kundër njerëzimit …» thotë në vazhdim për agjencinë tonë zyrtari nga Zyra Federale për Drejtësisë. Gjatë një audiencë mbajtur më 15 prill të këtij viti, Shemsi Nuhiu ka refuzuar të ekstradohet në Serbi, për shkak se ai është banor i Kosovës.

Ai edhe pse është qytetarë i Kosovës, Prishtina zyrtare ende nuk ka kërkuar ekstradimin e tij nga policia zvicerane që sipas z.Galli, « kjo nuk është punë e jona e as praktike që ne nga Berna t’i themi Prishtinës bënë një kërkesë të tillë.. ». Procedura e ekstradimit të Shemsi Nuhiut, sipas autoriteteve zvicerane po shqyrtohet edhe me tutje, por ende nuk dihet se ku do të dërgohet ai, në Serbi apo Kosovë

SHPËRNDAJE