Përfaqësuesit  e Komunës dhe të Kuvendit të Preshevës, të shqetësuar me politikën diskriminuese serbe që po zhvillohet viteve të fundit në Preshevë e më gjerë…Të mbledhur  sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, gjithë  përfaqësuesit komunal dhe të partive politike kanë reaguar ashpër njëzirit kundër  arrestimit të qytetarit nga Kosova në Zvicër Shemsi Nuhiut. Lidershipi nga Presheva nga kjo kjo mbledhje e kuvendit komunal  do t’i drejtohen me një shkresë zyrtare qeverisë zvicerane ku nga autoritetet e Bernës do të kërkohet mosekstradimi i Shemsi Nuhiut në Serbi. Lidershipi nga Presheva nga kjo kjo mbledhje e kuvendit komunal  do t’i drejtohen me një shkresë zyrtayre, notë protestuese  autoriteteve të Beogradit dhe atyre ndërkombëtare, sidomos BE-së në Bruksell për lirimin e menjëhershëm nga dënimet arbitare të motivuara politikisht  ndaj gjithë të rinjve shqiptarë nga Presheva duke kërkuar amnesty për ish-ushtarët e UCPMB-së.

Preshevë, 19 prill/ AIK-Presheva Jonë

Kushtrim MALIQI

(Foto:Herolind Memeti)

Kuvendi Komunal i Preshevës, dje ka ftuar për një seancë të jashtëzakonshme anëtarët e Kuvendit të Preshevës për të shqyrtuar situatën aktuale në Preshevë, sidomos pas arrestimeve të fujndit dhe burgosjet e të rinjeve shqiptarë nga Presheva apo me origjinë nga keto treva, njofton agjenicia informative “Presjheva Jonë”.  Në seancën e sotme  të Kuvendit ku morën pjesë pos kryetarit të Komunës Ragmi Mustafa dhe kryetarit të kuvendit Besim Abdyli  po ashtu gati gjithë përfaqësuesit  e partive politike në komunën e Preshevës.

Kryetari i Komunës z.Ragmi Mustafa tha se jemi mbledhur sot për të mbrojtur jo vetëm Shemsi Nuhiun,por edhe dinjitetin tonë. Kur Presheva, Bujanoci dhe Medvegja po zbrazet me të madhe,del Ivica Dacici dhe thotë se arrestmiet e filluara në dhjetor të 2008 do të vazhdojnë,cka I nxitë edhe më tepër të rinjët që të largohen. Mustafa më tej përmendi edhe vrasjet viteve të fundit në Preshevë e rrethinë përgjegjësit e të cilëve kurr nuk dolën para drejtësisë.

Dr. Skendender Destani ,është e patjetërsueshme që thirret sa më shpejtë séanca e tre kuvendeve ku së bashku si më të fuqishëm do të merrnin qëndrime më të fuqishme dhe ti dërgoheshin instancave ndërkombëtare,e nëse as kjo nuk do të merrej parasyshë,ai tha se do t’i përdorim rrugët dhe mjetet tjera për këto probleme.

Mustaf Hasani këshillëtar i Kuvendit Komunal në Preshëvë në këtë seancë tha se “jemi jashtëzakonishtë të frustruar me diskrimin ndaj nesh dhe presmi që mes bisedimeve Prishtinë-Beograd të zgjidhen qështjet tona pasi që nuk ka zgjidhje tjetër për ne” . Mustafa poashtu tha se kërkoj nga legjislatura Zvicërrane që të mos nxitohet në ekstradimin e Nuhiut në Beograd pasi që ai është I pafajshëm”.

Avni Nuhiu tha se nga ambasada zvicërrane në Beograd kërkon që,Zvicrra të mos nxitohet me ekstradimin e Shemsiut dhe të bie edhe ajo në grackën e gjyqsorit të ndikuar politikishtë serb në Serbi. Pasi gjitha këtyre fjalimeve të këshillëtarëve,kuvendi doli me një dokument ku kërkohej nga drejtësia Zvicerrane që Nuhiu të mos ekstradohej në Beograd,dhe që në kohë 24 apo 48 orësh të mblidhen tre kuvendet Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.

Të gjithë ata sot njëzirit kanë ngiitur zërin kundër dënimeve arbitrare ndaj rinjve shqiptarë nga disa gjykata serbe në Beograd. Të pranisjhmit në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvendin e  Preshevës  kannë reaguar ashpër sidomos kundër arrestimet e fundit, ndaj qytetarit nga Kosova Shemsi Nuhiu arrestiuar ditë më parë në Zvicër me kerkesën e ambasadës serbe në Beegrad i cili akuzohet si “pjesëter i UCK-së për krime kundër njerëzimit..” Gjatë kesaj seance të jashtëzakonshme nga diskutuesit po ashtu kishte reagime të ashpra për padrejtërsistë e regjimit të Beogradit që po i bëjnë popullatës, ku në shenjestër ka vzahimisht të rinjve të kesaj komune duke ndjekur ata në emër  të “drejtësisësë dhe krimeve kundër njerëzimit…” me qëllim të nxitjes së largimit të të rinjve tanë nga vendlidja. 

Përfaqësuesit  e Komunës dhe të Kuvendit të Preshevës, të shqetësuar me politikën diskriminuese serbe që po zhvillohet viteve të fundit në Preshevë e më gjerë…Të mbledhur  sot në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, gjithë  përfaqësuesit komunal dhe të partive politike kanë reaguar ashpër njëzirit kundër  arrestimit të qytetarit nga Kosova në Zvicër Shemsi Nuhiut. Lidershipi nga Presheva nga kjo kjo mbledhje e kuvendit komunal  do t’i drejtohen me një shkresë zyrtare qeverisë zvicerane ku nga autoritetet e Bernës do të kërkohet mosekstradimi i Shemsi Nuhiut në Serbi.  Notë protestuese  nga ana Presheva do t’i dërgohet edhe autoriteteve të Beogradit dhe atyre ndërkombëtare, sidomos BE-së në Bruksell për lirimin e menjëhershëm nga dënimet arbitare të motivuara politikisht  ndaj gjithë të rinjve shqiptarë nga Presheva duke kërkuar amnesty për ish-ushtarët e UCPMB-së.

SHPËRNDAJE